Reklame:

Kultivimi i misrit vjollce

Kultivimi i misrit vjollcë po rritet dita e ditës në bujqësi.
Misri vjollcë është një super ushqim që mund të prodhohet sërish në masë të madhe.
Ky lloj misri është një nga varietet më të vjetra, dhe në pak vende kultivohet për qëllime komerciale.
Agronomi amerikan Barry Anderon, një specialist i ushqimit të shëndetshëm, pretendon se tregu i misrit vjollcë po rritet vit pas viti. Ai thekson se për shkak të ngjyrës ky lloj misri mund të përdorët në industrinë e kozmetikës, në prodhimin e ushqimeve të ndryshme, madje edhe birrës.

“Përdorimi i tij është i pakuzuar shkaku i shumë përbërësve që ka”, thotë Anderson, duke shtuar se misri vjollcë mund të bëhet dy herë më shumë sesa ai i verdhi.

Kultivimi i misrit vjollcë?
Misri vjollcë kultivohet njësoj sikurse llojet tjera të misrit. Çmimi i farës së tij është shumë i lirë në botë, mund të blihet për disa dollarë. Koha e rritjes së tij është rreth tre muaj.
Misri vjollcë origjinën e ka nga Malet e Andeve. Përdoret çdo ditë në Peru, Bolivi dhe Argjentinë.
Studimet në mjekësi, kanë zbuluar se misri vjollcë ka dobi të mëdha në shëndetin e njeriut.
Shkencëtarët në Japoni kanë gjetur se misri vjollcë është një luftëtar i mirë kundër inamacionit, ndërsa homologët e tyre amerikanë kanë zbuluar se ky ushqim redukton presionin e gjakut. Ky lloj misri po ashtu është i mirë edhe në luftën kundër kancerit.