Hardhia eshte bime kacavjerrese. Per te percaktuar formen dhe konfigurimin e deshiruar si dhe per t’i dhene ngarkesen e duhur prodhuese, perdorim krasitjet e pervitshme sistematike. Krasitjet ndahen ne:
krasitje konfiguruese
krasitje frytprodhuese
krasitje riperteritese
Krasitja konfiguruese sherben per t’i dhene formen e deshiruar hardhise, pra menyren se si do te shtrihen ne hapesire elementet e ndyshem te hardhise (krahet, kokat, deget).
Format e ndryshme te hardhise klasifikohen sipas lartesise se trungut, qe mund te jete nga shume e ulet (10-25 cm) e deri ne shume e larte (mbi 1 m) dhe sipas formes se kurores e menyres se shtrirjes se saj ne hapesire (ne forme kupe, gardhi vertikal apo shtrati horizontal).
Deri 5-6 vjet pas mbjelljes hardhia ka marre konfigurimin e deshiruar duke krijuar trungun, krahet dhe kokat prodhuese. Krasitjet, ne varesi te prerjes se kokes prodhuese, klasifikohen ne:
krasitje e shkurter
krasitje e gjate
krasitje e perzier
Me krasitjen e shkurter, ne kokat prodhuese, lihen 2-3 sythe dhe kur ato çelin, heqim njerin dhe lejme te rriten vetem dy prej tyre. Ne vitin e ardhshem, gjate krasitjes se rradhes, nga keto dy dege mbajme ate qe eshte me poshte kokes prodhuese (me afer krahut) e cila do te sherbeje si koke e re prodhuese dhe presim tjetren. Krasitja e shkurter ka disa ane pozitive: sythat kane nje perqindje te larte frytprodhuese dhe deget e krijuara kane rritje te fuqishme dhe te njetrajtshme, ruhet per nje periudhe afatgjate konfigurimi qe i kemi dhene hardhise, pesojne me pak demtime pjeset e vjetra te hardhise (trungu, krahet), kursehet energjia jetesore qe i duhet hardhise per te shperndare lendet ushqyese (ujin dhe kriperat minerale).
Me krasitjen e gjate, ne kokat prodhuese lihen me shume se 4-5 sythe dhe deri ne 10 apo me shume. Krasitja e gjate aplikohet ne varietetet ne te cilat 2-3 sythat e pare nuk jane frytprodhuese apo nuk kane prodhimtari te larte. Tek kjo krasitje veçohet si ane pozitive shfrytezimi me i mire i prodhimtarise se larte te sythave ne mes te degeve dhe i fuqise se pergjithshme prodhuese te hardhise duke krijuar mundesine per te marre rendimente me te larta. Por kjo lloj krasitje ka disa te meta: ne pergjithesi sythet e pare te bazes nuk çelin ndersa ne maje te degeve krijohen nendege te reja te padobishme. Duke mos çelur sythet e bazes, vit pas viti rriten krahet e hardhise duke prishur formen dhe konfigurimin e dhene, pjeset e vjetra te hardhise zhvishen, demtohen dhe plaken me shpejt duke ulur ndjeshem jetegjatesine e bimes.
Menyra e krasitjes se perzier eshte nje kombinim i dy te parave. Kjo menyre krasitje ben te mundur kombinimin e aneve pozitive dhe shmangjen e elementeve negative te dy menyrave te tjera. Me kete menyre krasitje, ne koken prodhuese lihet nje dege me 2-3 sythe e cila do te sherbeje si koke prodhuese vitin e ardhshem dhe nje dege tjeter me me shume se 4-5 sythe nga e cila do te merret prodhimi i vitit.