Reklame:

“Vertical Forest”, Arkitektit Italian publikon projektin e Tiranës

Studio e arkitektit italian Stefano Boeri ka projektuar një kullë me pyje vertikale për Tiranën, ku do të mbillen lule dhe bimë shumëngjyrëshe aromatike.

I quajtur Pyll vertikal në Tiranë, kulla me një fasadë xhami të përpiluar me ballkone aromatike do të jetë e para e këtij lloji në Shqipëri.

Pyjet vertikale janë ndërtesa ku mbillen pemë, shkurre dhe lule për të rritur sipërfaqen e gjelbër në qytete dhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit në vend. Stefano Boeri arkitekti i  specializuar në këto fasada të gjelbra, ka projektuar kulla në qytete të tilla si Milano, Utrecht dhe Nanjing etj.

Vëmendje e kujdesshme i është kushtuar llojit të bimëve që do të rriten në ballkone dhe tarraca të Pyllit Vertikal të Tiranës.

“Tirana është një kryeqytet i Mesdheut, prandaj kemi zgjedhur esenca të ndryshme tipike të këtij ekosistemi të veçantë për Pyllin e Parë Shqiptare vertikal”, shprehet një prej arkitekteve të i peisazhit Laura Gatti.

“Shkurret karakterizohen nga një ngjyrë të gjelbër shumë e gjallë dhe lule me ngjyra të ndezura në të verdhë dhe vjollcë”, do të mbillen përgjatë ndërtesës, si dhe bimë aromatike dhe bimë të tilla si rozmarinë.

Fasada e bllokut të apartamenteve do të mbulohet me 3200 shkurre si dhe 145 pemë.

Vet arkitekti italian Stefano Boeri pohon se kjo do të krijojë 550 metra katror sipërfaqe të gjelbër për Tiranën.

Bimët natyrisht absorbojnë CO2 dhe grimcat e imta që ndotin atmosferën në qytete, duke i dhënë oksigjen dhe duke krijuar mikroklima që mund të jenë më të shëndetshme për banorët.

Ne Vertical Forest e Tiranës do të rritet në qendër të qytetit pranë Sheshin Nënë Tereza, një nga pikat fundore në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në zonën e Parkut të Madh të Tiranës.

Kulla do të ketë 21 kate të larta dhe 105  apartamente. Do të përfshijë gjithashtu katër nivele nëntokësore dhe në katin përdhes do të ketë hapësira për dyqane.