Reklame:

Mbetjet e naftes vijojne te ndotin Gjanicën

Lumi i Gjanicës, degë e Semanit, është lumi me ndotjen më të rëndë në Shqipëri. Menjëherë pas burimit ai ndotet rëndë me mbeturina me origjinë nafte dhe nënprodukte të saj nga sipërfaqja naftënxjerrëse e Marinzë–Patos dhe, gjithashtu, prej Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh.

Duke kaluar mes qytetit të Fierit, përpara se të bashkohet me Semanin në të shkarkohen mbeturinat urbane, duke e bërë ujin e tij pa asnjë formë jete. Krahas demit në florën dhe faunën natyrore ujore, përdorimi i ujit për vaditje dhe blegtori është me rrezik.

Pas gjobave dhe kallëzimeve penale që mjedisorët po u bëjnë kompanive të naftës në Fier dhe Mallakastër, këto të fundit kanë nisur një lojë kukafshehti. Edhe pas 24 orësh kontrolle përgjatë shtratit të Gjanicës nuk është gjetur burimi i ndotjes.

Dyshohet se hidrokarburet këtë herë mund të jenë shkarkuar nga tubacione të fshehta ose me autobotë. Pikat e njohura nga ku derdhen mbetjet e naftës në lumë, rezultuan të pastra.

Ujërat e lumit Gjanica janë ende të ndotura nga derdhja masive e hidrokarbureve dy ditë më parë ndërsa shkaktarët mbeten ende mister.

(tvklan)