Mjalti është ndoshta produkti më popullor i bletëve punëtore.
E megjithatë arsenali i bletëve përmban një tjetër “armë” të fortë në ndihmë të njerëzimit. Propolis.
Propolis nuk duhet ngatërruar me dyllin e bletëve.
Ky dyll zakonisht përdoret nga bletët për të rindërtuar hojet pra për projekte më të mëdha, ndërsa propolis përdoret për të rafinuar dhe rregulluar, pra është shkëlqimi i fundit që i jepet hojeve dhe është një substancë e ngjashme me rrëshirën.
Për mijëra vjet me rradhë, njeriu ka marrë propolis nga hojet dhe e ka përdorur në mjekësinë popullore dhe në atë moderne.
Studimet kanë treguar që nuk janë vetëm njerëzit ata që ia dinë vlerën propolisit.
Kjo lëndë e çmuar jo vetëm që riparon hojet, por edhe shërben si mburojë ndaj sëmundjeve dhe u ofron bletëve një mjedis të shëndetshëm për të jetuar.
Vlerat e Propolisit Për Shëndetin
Antibiotik Natyral
Propolisi është një antibiotik natyral i fuqishëm.
Ekspertët kanë konfirmuar se përdorimi i propolisit ndihmon në shkatërrimin e shumë baktereve përgjegjëse për një sërë infeksionesh që trajtohen me vështirësi.
Ata sugjerojnë që propolis të shfrytëzohet për përgatitjen e ilaçeve më të avancuara kundër mikrobeve që i rezistojnë antibiotikëve tradicionalë.
Shëndeti Dentar
Propolis është fantastik për përmirësimin e shëndetit të gojës.
Duke qenë se ai është antibiotik i fuqishëm, pastron mishrat e dhëmbëve dhe vetë ato nga akumulimi i baktereve të dëmshme.
Imuniteti
Propolisi përmirëson rigjenerimin e qelizave dhe forcon sistemin imunitar duke e furnizuar atë me flavonoidë.
Nëse imuniteti është i dobët, njeriu është më i predispozuar të preket nga sëmundje serioze siç është kanceri.
Ulja e Tensionit Të Gjakut
Konsumi i propolisit ndihmon në uljen e tensionit të gjakut por edhe në përmirësimin e shëndetit të zemrës.
Ekspertët thonë se kjo substancë ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.
Alergjitë
Një studim Brazilian ka zbuluar se konsumi i propolisit ka efekt në zbutjen e simptomave të alergjisë duke penguar çlirimin e histaminës.
Helmimi Nga Ushqimi
Ekspertët thonë se propolisi duhet përdorur në terapitë tradicionale kundër infeksioneve por edhe helmimit nga ushqimi.
Propolisi është efikas sepse siç e thamë më lart ka një nivel të lartë flavonoidësh.
Infeksionet e Veshit
Këto infeksione janë më të përhapura tek fëmijët.
Ekspertët thonë se përdorimi i propolisit bashkë me zinkun ul rrezikun e infeksioneve të veshit dhe nevojën për përdorimin e antibiotikëve.
Shëndeti I Lëkurës
Kleopatra e Egjipitit të Lashtë ka qenë një prej përdoruesve më fanatike të propolisit.
Ai përmirëson dhe zbut lëkurën, përshpejton rritjen e qelizave dhe zhbllokon poret.
Propolis është efikas kundër psoriazës por edhe ekzemës.
Infeksionet e Rrugëve Të Frymëmarrjes
Studimet tregojnë se kombinimi i propolisit me vitaminën C mund të parandalojë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët.