Të nderuar prodhues dhe specialistë të bujqësisë ! Ne kete material do gjeni keshilla per ruajtjen dhe trajtimin e bimeve dhe pemeve ne muajin mars.
Ngricat e dimrit janë të shëndetëshme për shëndetin e bimëve dhe njerzëve, sepse kufizojnë rezervën biologjike të parazitëve që dimërojnë në natyre.
Cfar mund të bëjmë që të zbuten dëmet e mundëshme të kësaj klime?
-Në pemët frutore të përfundojnë shpejt trajtimet e fundit dimërore neqoftese nuk i keni kryer me pare.
-Trungjet e pemëve lyhen me gëlqere edhe pse mund te jene lyer me pare, sepse gelqerja eshte hequr nga shirat..
-Kryhen kullimet që të paraprijmë ndonjë përiudhe me shira të menjëhershme
-Bëhet kujdes për higjenizimin e mjedisit nga mbetjet bimore,dhe barerat e egra sepse priten infeksione më të larta pranverore
-Higjenizimi i mjedisit Brenda dhe jasht serrave nga barërat e egra strehuese për dëmtues të tillë si krahëbardha, tenja perimeve (Tuta absoluta), këpushat e tripset, kërmilli pa dhe me guackë etj
-Duhet shtuar kujdesi për mijtë e arave sepse nuk ka pasur shira të bollshëm që shkaktojnë asfiksinë e tyre.
-Deri tani duhet menduar për planin e trajtimeve, programin e trajtimeve dhe nevojat për produktet e mbrojtjes së bimëve dhe plehrave që lejohen në bujqësinë biologjike.
E sinkronizuar me perfeksion me bimët fillon dhe gjallërimi i parazitëve që ushqehen mbi to. Ne do përballemi me to jo për ti zhdukur, por për ti mbajtur nën kufirin e dëmit ekonomik.
Nga vrojtimet shumëvjeçare nga Shkodra, Shqipëria Qëndrore e deri në Sarandë bimët do të ndodhen në këto faza:
Bimët | Faza bimës | Parazitët që ofrohen në ketë kohë | Në zonën veri-lindore (Dibër)Juglindore (Korçë) |
Dardha | Lulëzim i plotë | Kroma, grerëza frutave të reja, | Botonizimi -paralulëzim |
Kumbullat e egra të vendit | Lulëzim i plotë | Nuk kanë probleme fitosanitare | Botonizim |
Molla | Fillimi çeljes së gjetheve | Kroma e mollës dhe afidi deformimit gjetheve dhe frutave(D.plantagynea) | Fryerja e suthave.Pushi bardhe mbi sytha |
Arra | Fillimi çeljës së lularëve | Nuk ka ndonjë problem,por këpushet galëformuese fillojnë e aktivizohen | Butonizim |
Kumbulla | Fillimi çeljes gjetheve dhe butonizimi | Afidet | Bitonizim |
Hurma | Fillimi çeljes së gjetheve | Nuk ka asnje shqetesim fitosanitar | |
Ftoi | Butonizim-paralulëzimi | Kalbëzimi, (Monilia e luleve dhe e frutave të reja) | Fillimi çejles gjetheve |
Hardhia | Fryerja e sythave prag çeljes së gjetheve | Javën e parë të sapoçeljes së gjetheve fillon hiri | Qetësi dimërore |
Kumbullat e hershme | Lidhja frutit | Grerëza e frutave të sapolidhur.Sapo bien petalet disa kultivarë duan trajtime me insecticide sistemike ose citotropike (që përthithen nga indet e bimës) | Fillimi lulëzimit |
Ulliri | Butonizimi sapo ka filluar | Syri Palloit ne gjethet e ullirit do aktivizohet fuqishëm kur këtë vit klima është e pasur me reshje | Nuk rritet |
Qershia | Lulëzim | Afidet, specia Cerasi | Fryrje sythave |
Bima e Mollës : Dhjetëditori parë i muajit Prill në zonën bregdetare
Këtë periudhë molla sipas përvojës do të jetë në fazën e butoneve jeshil.
Në këtë fazë duket sëmundja e kromës së mollës (V.inaqualis)
Gjatë këtij dhjetëditori nevojitet të bëhen dy trajtime me fungicide me veti parambrojtje.Trajtimet përsëriten sipas kushteve të motit pas 10-14 ditëve, por nëse pas trajtimeve bien mbi 15 mm shi trajtimet përsëriten, sepse shplahet shtresa e mbullura me fungicide.
Hardhia.
Gjatë dhjetëditorit të parë do te dalin gjethet e para. Në këtë kohë sëmundja kryesore është hiri miceli i të cilit aktivizohet sapoçelin gjethet e reja. Trajtimet e hershme janë efektive, por ende nënvleftësohe. Nuk lind nevoja e përdorimeve të kombinimeve edhe për vrugun. Vrugu pritet vetëm pas gjysmës së parë të muajit prill, madje edhe më vonë.
Dardha.
Kroma dhe grerëza janë parazitët kryesor këtë dhjetëditor. Kombinimet e fungicideve për mbrojtjen nga kroma me insekticidet sistemik ose citotropikë kundra grerëzës.
Ulliri
Syri i palloit do jetë në aktivitet biologjik. Trajtimet me fungicide kryesisht me ato me bazë bakri janë të domozdoshme sidomos në kultivarë të tillë te prekeshem si Kalinjoti, Ulliri i Bardhi i Tiranës, Kokërrmadhi Beratit, dhe Bella-di Spanja. Kultivarët e grupit Frantojë nuk preken nga syri palloit dhe për këtë mund të shmangen edhe trajtimet me fungicide.
Gjatë mbjelljeve të reja të shmangen fidanat e infektuar nga sëmundjet sidomos nga toberkulozi.
Në zonën Verilindore dhe Juglindore
Molla
Në këto zona molla do te jetë sipas kushteve të klimës në fazën e butonave jeshil, pra faza 2 dhe 3 në fotot e fazave të mollës që paraqiten më sipër.
Në këtë dhjetëditor duhet të kryhet një trajtim me fungicide parandaluese.
Trajtimet përsëriten sipas kushteve të motit pas 10-14 ditëve, por nëse pas trajtimeve bien mbi 15 mm shi trajtimet përsëriten, sepse shplahet shtresa e mbullura me fungicide. Kur infeksioni ka ndodhur dhe sëmundja e kromës është në inkubacion, trajtimet kryhen me fungicide me veti sistemike.
Në kultivarët që janë të prekshëm nga hiri bashkë me trajtimet për kromën shtohen edhe fungizide anti –hire.
Këshilla të përgjithëshme dhe të përhershme , standarte
Këmbehen lëndët aktive (vepruese) dhe jo emrat e produkteve për mbrojtjen e bimëve. Kjo shmang fitimin e rezistencës parazitëve.( fermerë: kur bleni produktet tregoni fitofarmacistëve se kur dhe me çfar produkti e keni bërë trajtimin e fundit)
Të nderuar Fitofarmacistë!
Pyesni ju lutem fermeret kur ato vijnë për blerjen e produkteve për mbrojtjen e bimëve, se kur e kanë bërë trajtimin e fundit ndaj një paraziti të caktuar dhe me cilin produkt e kanë kryer trajtimin. Kështu ju do ta këshilloni më drejtë blerësin. Për produktin që duhet të blejnë, këmbimin që duhet të bëjnë .Këshillat tuaja janë shumë të vlefshme. Ju keni kontakte shumëherë më të shpeshta me fermerët se sa vetë shërbimi këshillimor.
-Të nderuar fermerë !
Kur bleni produktet e mbrojtjes së bimëve më parë tregoni fitofarmacistëve mbi gjendjen e bimëve që keni,infeksionet që kanë bimët, produktin e fundit që keni përdorur, dhe sa ditë keni që e keni përdorur. Pyesni fitofarmacistët për fazat që ndodhen insektet dhe sëmundjet kryesor(psh, Ju lutem thoni ; në çfar faze ndodhet tenja e rrushit, miza ullirit, krimbi mollës ? Kjo ju orienton nëse jeni në kohë për trajtime ose do prisni dhe pak ose jeni me vonesë.
-Vrojtoni bimët për ti marë masat në kohë. Jo çdo lloj infeksioni në fushë justifikon masat mbrojtëse. Merni parasysh kufijtë e dëmit ekonomik.
Kufiri i demit kritik ekonomik duhet interpretuar para vendimarrjes për trajtime.
-Teknika trajtimeve ka në dorë një pjesë të madhe të rezultatit të masave mbrojtëse. Sasia tretësirës, doza produktit, shpejtëseia ecjes mjeteve, përzieresit e pompave, diametrat e sprucatorëve spërkatës, të gjitha duhen pasur parasysh e duhen harmonizuar sa me mirë.
Të nderuar specialistë e fermerë !
Shpresojmë që ndihmesa jonë modeste të jetë e dobishme për ju.