Reklame:

Kina mbyll kampin e saj ne Everest per turistet, lejohen vetem alpinistet qe kane leje

Niveli i lartë i mbeturinave në anën kineze të Malit Everest, ka detyruar autoritetet që të mbyllin kampin bazë të turistëve. Ky i fundit do të lejohet të përdoret vetëm nga alpinistët që kanë leje për tu ngjitur në majën më të lartë të botës, mbi 8 mijë metra lartësi. Vetëm pranverën e kaluar, në kampin kinez në Tibet, u pastruan rreth 8 ton mbetje.

Kina ka mbyllur kampin e saj të turistëve në malin e Everestit, për vizitorët që nuk kanë leje ngjitjeje. Sipas autoriteteve, kjo masë e pazakontë është marrë për tu përballur me problemin në rritje të mbeturinave në vend.

Turistët mund të shkojnë deri tek manastiri Rongbuk që ndodhet poshtë kampit, rreth 5 mijë m mbi nivelin e detit. Ndërsa alpinistët që kanë leje për tu ngjitur në majën më të lartë prej 8 mijë m, do të lejohen që të përdorin kampin bazë.

Pika më e lartë e botës ka qenë duke luftuar me nivelet e shkallëzimit të mbeturinave për vite me radhë, pasi ka një rritje të konsiderueshme të vizitorëve. Shoqata kineze e alpinizmit thotë se 40,000 vizituan kampin e saj bazë në vitin 2015.  Një rekord 45,000 vizitoi kampin bazë të Nepalit në 2016-7 sipas Ministrisë së Pyjeve dhe Ruajtjes së Tokës të Nepalit.

Ndonëse më të shumtë janë ato që vizitojnë malin Everestin nga ana jugore në Nepal, viteve të fundit, numri i turistëve ka ardhur në rritje të qëndrueshme edhe në anën kineze të malit. Kampi bazik kinez, i vendosur në Tibet, është i popullarizuar pasi është i arritshëm me makinë, ndërsa kampi nepalez mund të arrihet duke ecur përreth dy javë.

Në 3 operacione pastrimi të kryera pranverën e vitit të kaluar, u mblodhën 8 ton mbetje. Ai deklaroi se tre operacione të pastrimit pranverën e kaluar kishin mbledhur tetë ton mbeturina. Përpjekjet e pastrimit të këtij viti do të përpiqen gjithashtu të heqin trupat e alpinistëve që kanë vdekur në malin më të lartë Everest, e cila u quajt si zona e vdekjes. Për shkak të lartësisë apo edhe kushteve ekstreme të motit, këto trupa shpesh mbesin në mal për vite apo edhe për dekada me radhë. (scan)