Reklame:

Mbyllet ura Çerme-Rrogozhine, rrezikon te shembet

Ura Çermë-Rrogozhinë është mbyllur përkohësisht pasi është konstatuar se është jashtë standardeve të funksionimit të një vepre të tillë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka sqaruar se shkak i këtij vendimi është bërë rreziku që ka kjo urë për t’u shembur.

Problemet në urën mbi Shkumbin janë vënë re në themelet e saj.

“Ura e vjetër automobilistike në aksin e kryqëzimit Çermë-Rrogozhinë mbi lumin Shkumbin paraqet probleme konstruktive në themelet e saj, të cilat janë ekspozuar si rezultat i gërryerjeve për shkak të ngushtimit të shtratit të lumit”, sqaron ARRSH.

Po ashtu ka nisur edhe evidentimi i urave të tjera që paraqesin rrezik shembjeje.