Reklame:

Si pergatiten vaktet ushqimore ne spitale

Nëse ilaçet e ndryshme janë “armët” e mjekëve, ushqimet janë “armët” e mjekëve dietologë. Pacientët i marrin elementet kurues nëpërmjet ushqimeve të ofruara nga mjekët dietologë, të cilët analizojnë nevojat ushqimore themelore dhe karakteristikat konkrete të të sëmurëve.

Ushqimet e përshtatshme jo vetëm forcojnë imunitetin e të sëmurëve dhe lehtësojnë përkeqësimin e sëmundjeve, por edhe përmirësojnë aftësinë e tolerancës ndaj sëmundjeve.

Planifikimi i të ushqyerit në spital përputhet me parimet e trajtimeve mjekësore, kërkesat ushqimore dhe rregullat shëndetësore. Disa të sëmurë ankohen se ushqimet e ofruara nga dietologjia janë tepër të lehta dhe të pashijshme. Në këto ushqime mungon shija e kripës.

Por ky nuk është faji ynë. Dashuria jonë për shijet formohet ngadalë mbi bazën e shijeve të mëparshme. Fëmijëve të vegjël nuk u pëlqejnë shijet e rënda. Sipas Tabelës së Referencës për Dietën e një të rrituri i nevojiten vetëm 5 gramë kripë në ditë.

Një dietë me shumë kripë mund të shtojë rreziqet e hipertensionit dhe kufizimi i kripës mund të ulë nivelin e tensionit të gjakut të të sëmurëve.

Prandaj, ushqimet që këshillohen nga dietologjia janë të shëndetshme dhe përputhen me kërkesat fizike të të sëmurëve. Ata të cilët vuajnë nga hipertensioni, duhet të kufizojnë konsumin e kripës.

Të sëmurët me diabet duhet të hanë ushqime të veçanta për kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak. Ata që vuajnë nga mbipesha duhet të jenë një dietë me më shumë fibra.

Pacientët me sëmundje të ndryshme duhet të hanë ushqime të ndryshme. Ushqimet bazë në spital Tani le të paraqesim disa nga ushqimet bazë në spitalet kineze:

1. Dieta e zakonshme. Dieta e zakonshme quhet edhe si dieta e rregullt dhe zë 50%-60% të ushqimit të spitalit. Kjo dietë kërkon një raport të përshtatshëm të elementeve ushqyese. Gjatë shtrimit në spital, pacientët që nuk kanë probleme të tretjes dhe përtypjes mund ta konsumojnë këtë dietë. Kjo dietë përfshin shumë ushqime të freskëta.

2. Dieta e butë. Dieta e butë, siç e thotë edhe emri, nuk përmban ushqime të forta, por që mund të përtypen lehtë. Ushqimet që përmban kjo dietë mund të treten më lehtë në krahasim me ato të dietës së zakonshme. Ajo përfshin edhe përbërës ushqimorë të ekuilibruar.

Dieta e butë është e përshtatshme për të sëmurët me funksione tretjeje disi të dobët, me temperaturë normale ose temperaturë pak të lartë, me probleme përtypjeje të shkaktuara nga heqja e dhëmbëve etj. Kjo dietë është e përshtatshme edhe për të moshuarit ose fëmijët 3-4 vjeç.

Disa pacientë me ulçerë në sistemin e tretjes, pas ndërhyrjes kirurgjikale në anus, zorrën e trashë, rektum etj., mund ta përdorin këtë dietë. Dieta e butë përmban orizin, makaronat, mishin e pulës, peshkun, mishin e derrit të payndyrshëm dhe perimet e pasura me fibra.

3. Dieta gjysmë e lëngshme. Kjo dietë përfshin ushqimet e përpunuara në gjendje gjysmë të lëngshme, të cilat janë shumë të holla dhe të buta. Ato mund të përtypen, gëlltiten dhe treten lehtë.

Të sëmurët me temperaturë të lartë, sëmundje goje, vështirësi të gëlltitjes, dëmtime në rrugët e tretjes, dobësi trupore dhe pas kirurgjisë, mund ta përdorin këtë dietë, që përfshin llapatë e orizit, të miellit, mishin e zbutur të derrit dhe të pulës, peshk dhe karkaleca deti.

Pas zierjes, këto mishra mund të grihen për t’u bërë qofte, ndërsa patatet mund të bëhen pure. 4. Dieta e lëngshme. Kjo është dietë me përbërës ushqimorë të paekuilibruar që konsumohet përkohësisht.

Kjo dietë përfshin kryesisht ushqimet e lëngshme dhe mund të konsumohet pa u përtypur. Në këtë dietë përmbahen shumë pak ushqime të forta. Ajo nuk shkakton ndonjë ndikim në gojë.

Kjo dietë mund të ndahet edhe në lloje të ndryshme për pacientë me sëmundje të ndryshme, si pacientët me temperaturë shumë të lartë, që nuk kanë fuqi për të përtypur ose me vështirësi të madhe në gëlltitje.

Në këtë dietë përfshihen qumështi, kosi, supa e orizit, supa me mish, vezët e lëngshme, supa e karrotës, lëngjet e frutave etj.