Reklame:

“Amnisti” per hipotekimin e pronave! Pas 20 marsit deri me 20 prill, paguhet vetem tarifa e regjistrimit, falen kamatevonesat

Hyrja në fuqi e ligjit të ri për krijimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës do të sjellë edhe një “amnisti” për pronat e paregjistruara në zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në ligjin e mëparshëm parashikohej se nëse një kërkesë për regjistrim paraqitej më vonë se 30 ditë nga data e realizimit të tij, përveç tarifës së regjistrimit, për çdo ditë vonesë, që ka kaluar nga kjo datë, paguhej kamatëvonesë, e barabartë me 10 për qind të tarifës së regjistrimit, por jo më shumë se 300 000 lekë.

Me ligjin e ri, parashikohet se të gjitha kamatëvonesat e gjeneruara nga sistemi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, pra deri me 20 mars, do të shuhen. Nga data 20 mars deri me datën 20 prill ata që kanë veç tarifës së regjistrimit të pasurisë kanë edhe kamatëvonesë, do të mund të bëjnë regjistrimin duke paguar vetëm tarifën e regjistrimit, pasi kamatëvonesa u falet.

(SCAN)