Këpusha e zakonshme (Tetranychus urticae) ushqehet me disa bimë dhe është e përhapur në vende dhe kushte ekologjike të ndryshme. Përhapet lehtësisht me anë të erës dhe në kushte optimale arrin një dendësi të lartë.
Dëmtimi
Dëmi i këpushës së zakonshme në luleshtrydhe duket si pika të vogla, njolla, dhe ngjyrim i bronztë i gjetheve dhe nënpetaleve. Të ushqyerit e këpushës pakëson në mënyrë të ndjeshme numrin e frutave për bimë dhe prodhimin e përgjithshëm.
Humbja e prodhimit është e dallueshme në të gjitha nivelet e infeksionit që e kalojnë një këpushë për gjethe. Humbja e ndjeshme e prodhimit rezulton nga 15-20 këpusha për gjethe pas lidhjes se frutave. Bimët me më shumë se 75 këpusha për gjethe mund të dobësohen në mënyrë të ndjeshme dhe duken të pa zhvilluara, të thata dhe bëhen të kuqe.
Masat në kuadrin e praktikave të mira bujqësore dhe menaxhimit të integruar të dëmtuesve
- Përdor fidanë të çertifikuar pa merimanga.
- Përdor dendësinë 6-7 bimë për metër katror.
- Mbaj parasysh që ftohja para mbjelljes (vernalizimi) nxit drejtpërdrejt fuqinë e bimës.
- Përdor këpusha grabitqare që mund të pakësojnë popullatat e këpushave pa përdorimin pesticideve.
- Trajto bimet e ftohura nga fidanishtja (-2°C) për 7 minuta në banjë me ujë të ngrohtë (49°C), hiq dheun, pastaj zhyt bimët në ujë të ftohtë para mbjelljes.
- Lufto barërat e këqia në fushë dhe rreth saj.
Mbrojtja kimike (kur është e domosdoshme)
- Përdor spërkatjet natyrore me rozmarinë; vajrat minerale janë të pranueshme për luleshtrydhet e certifikuara nga ana organike.
- Mos spërkat në mënyrë të panevojshme; trajto vetëm pjesët e prekura të parcelës.
- Kryej rotacion të pesticideve që përmbajnë Abamectin, Bifenazate, Fenpyroximate, Hexythiazox, ose Spirodiclofen.
Shembuj të pesticideve janë dhënë më poshtë.
Lexo me kujdes etiketën e pesticidit para përdorimit!