Reklame:

Rruga e Karbunares me shume probleme!

Nuk kane te sosur problemet me rrugen e lagjes Karbunare.

Sikur te mos mjaftonin mangesite qe ka projekti, mungesa e degjeses publike me banoret dhe bizneset apo shume probleme teknike me projketin, tashme projketuesi nuk ka parashikuar hapesira per vendosjen e koshave te mbeturinave.

Te ndodhur perballe presionit te banoreve si dhe presences se koshave ne rruge, firma Riviera, zbatuese e projketit ka gjetur nje zgjidhje aspak korrekte.

 

Ka nderhyre ne trotuar, dhe kjo ska si te ndodhe ndryshe, por nuk e ka zgjeruar siperfaqen e trotuarit mqse ka hapesira dhe mundesi fizike pasi ka shume hapesire te lire deri ne kufijte reale te subjekteve ne te dy anet e rruges, te pakten ne 70% te gjatesise se rruges.

Pritet reagimi i supervizorit apo financuesit te projektit Fondit Shqiptar te Zhvillimit, por qe do te mare kohe dhe mundesia per ta korigjuar kete gabim te projektuesit duket e larget.

Ne te gjithe gjatesine e rruges prej gati 1,5 km nuk ka asnje shenje se do te vendosen peme per gjelberim, edhe pse rruga i ka te gjitha parametrat dhe mundesite.

Problem mbetet edhe korsia per bicikleta, duke qene se Karbunara njihet per perdorim masiv te bicikletave.

Vleresojme investimin e kryer por kjo nuk do te thote qe ai te behet i manget dhe me probleme te forta pa u vene ende ne perdorim.

Bashkia duhet te mbaje qendrimin e saj qe te mos ndodhe si rruga hyrese nga Fieri per ne qytet, ku mundesite dhe hapesirat ishin per te ndertuar nje rruge me parametra bashkekohore dhe me 4 korsi.

Gje e cila do te lehtesonte qarkullimin e automjeteve te qytetareve te ndryshem por edhe te biznnesit ne kete segment aktiv.

Nuk mund te punohet me dy standarte, kur mundesite dhe hapesirat publike jane njelloj si pjesa hyrese nga rrethrrotullimi i Plukut deri tek shinat e trenit ne hyrje te qytetit.

Standartet me minimale si eleminimi i kendeve te forta apo perdorimi i bordurave te vecanta ne cdo thyerje apo vedn ku futet biznesi apo mjete te tonazhit te rende per ne objektet e tyre.

Keto parametra sot i ka edhe nje rruge fshati si kjo foto ne Tre Ura, Germenj apo te gjitha investimet qe po kryhen rreth e rrotull Lushnjes.

Ne kete segment qe njihet si zone industriale kryejne aktivitetin mjaft biznese grumbullim dhe export frruta – perimesh ku kalojne mjete te tonazhit te rende.

Mbetet per tu pare nese pllakat e trotuareve ne segmentet ku kalojne keto mjete do te jene te njejta si per kembesoret, te medha dhe aspak rezistenta ndaj peshave te renda apo do te jene rezistente dhe ne respekt te biznesit te zones, duke ju ardhur ne ndihme e jo duke u hapur probleme nga disniveli i theksuar i rruges me bizneset qe kane aktivitetin ne kete zone.