Reklame:

Shtohen sherbimet per qytetaret qe kane automjete ne DRSHTRR Lushnje

Drejtoria Rajonale e Sherbimit te Transportit Rrugor dega Lushnje ka rritur ndjeshem numrin e sherbimeve te ofruara ne kete sportel. Nga vetem nje sherbim te ofruara me pare si pagesa e taksave vjetore te automjeteve, tashme numri i sherbimeve ka shkuar ne 8. Kjo praktike e re ka ulur ndjeshem levizjet e banoreve te dy bashkive Lushnje dhe Divjake drejt Fierit duke humbur kohe dhe paguar kosto shtese per cdo sherbim.

 

 

 

Aktualisht ne sportelin e DRShTRr dega Lushnje meren sherbimet e meposhtme:
1- Leje Drejtimi (Patente) nderkombetare.
2- Leje Qarkullimi Nderkombetare
3- Certifikate e Aftesise Profesionale
4- Leje Qarkullimi Provizore nje mujore
5- Leje Drejtimi Provizore nje mujore
6- Pagesa e taksave te mjeteve motorike te cdo lloji

7 – Certifikate Pronesie e Mjetit
8 – Pranim dokumentash per transferim dosjesh.

Pra e thene qarte nje pronar, drejtues apo perdorues mjeti motorik do te shkoje ne Fier vetem per rregjistrimin fillestar te mjetit dhe paisjen e tij me targa. Cdo sherbim tjeter do te meret tek pika e kolaudimit sic e quajme rendom prane Parkut te Mjeteve ne Lushnje, aty ku jane ofruar gjithmone sherbimet baze.

Me kete rast kujtojme te gjithe drejtuesit dhe perdoruesit e mjeteve se regjistrimi dhe çrregjistrimi i mjetit kur ai nuk perdoret eshte detyrim ligjor. Tregohuni korrekt duke i verifikuar here pas here dokumentacionet e mjeteve ne pronesi per afatin e pageses se detyrimeve.
Agronews.al