Nuk ka 8 mars pa mimozat dhe këtë vit klima ka qenë pozitive dhe parashikohet që shitjet të rriten, së paku me 7 %.
Janë 13 milion tufa mimozash që pritet të shiten apo dhurohen sot në Itali.
Çmimet?
Variojnë në bazë të peshës: nga 1 euro deri në 10 euro për degët, ndërsa bimët në vazo variojnë nga 6-7 euro deri në 60 euro.
Të dhëna vijnë nga Konfederata e Agrikulturës Italiane, që kujton se jo vetëm në Itali por edhe në të gjithë Europën, pjesa më e madhe e mimozave që shiten është “Made in Italy”. Për këtë vit, sipas “Ilsole24ore”parashikimet janë për një qarkullim biznesi rreth 15 milionë euro.