Reklame:

Euro dhe konsumi i dobet çojne inflacionin 1.7%

Nënçmimi i monedhës së përbashkët euro kundrejt lekut dhe konsumi anemik në vend kanë bërë që në muajin shkurt inflacioni të shënojë nivelin 1.7 për qind. Ky është niveli më i ulët që prej janarit 2018 ndëkrohë që mbetet larg objektivit tëe Bankës së Shqipërisë prej 3 për qind.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit i publikuar këtë të premte nga INSTAT tregon se ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shkurt 2019,  krahasuar me Janar 2019, është 0,6 %.

“Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.  Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shkurt është ndikuar kryesisht nga grupet “Ushqime dhe pije  joalkoolike” me +1,37 pikë përqindje, pasuar nga “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,18 pikë  përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me  +0,05 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me  +0,04 pikë përqindje” vlerëson INSTAT.

Po kështu rapoorti vlerëson se  çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindj kurse çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Mallra dhe shërbime të  ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar  me -0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Transporti” kanë kontribuar me  -0,01 pikë përqindje secili. (monitor)