Reklame:

Gezuar 8 marsin, gra te bujqesise!

Sektori me i veshtire me nje lodhje e mundim te pamate, eshte bujqesia dhe blegtoria! Fshati, sic e quajme zakonisht, ka nje sforcim te madh per shkak te nje kulture te munguar te menyres se trajtimit te gruas si nje vlere shoqerore, sociale dhe humane pra familjare.

Grate ne fshat kane nje dite te ngarkuar me perditshmerine me punet e shumta te cilat nuk ju lene aspak kohe te lire per veten dhe kjo duket qarte nga pamja e jashtme.

 

Te lodhura, me rrudha dhe qe nuk kane kujdesin e duhur per vetveten ato duhet patjeter te trajtohen me ndryshe, te pakten ne disa dite te vitit dhe ky trend ndryshimi te vije ne rritje pasi kur kujtohemi ne apo duam qe ti japim kohe dhe vemendje, ato kane ikur nga kjo bote ose eshte e veshtire ti reabilitosh.

Te dhene pas puneve pa fund te nje familje, grate duan tu kushtohet vemendje jo vetem si nje detyrim shoqeror e familjar por edhe si nje pasuri e cila ka ciklin e saj biologjik, pra nuk eshte e perjetshme.

Me te drejte shume gra te tjera mund te na gjykojne per kete qendrim publik te diferencuar, por thelle thelle edhe ato e kuptojne se grate e fshatit bejne nje jete me te veshtire, ndaj e meritojne nje urim te veçante!

Mjafton qe per nje moment ta vini veten ne pozitat e je gruaje fshati dhe do te kuptoni sa te veshtire e kane jeten kur mungojne shume nga elementet e perditshem qe ja lehtesojne jeten cdo banori ne fshat ne çdo vend tjeter te Europes, perveç Shqiperise!

Stresi a erdhi uji, ku do ta coje qumeshtin e sapo mjele apo çmimi me te cilin do tja mare grumbulluesi, a do te shitet prodhimi ne sera dhe fushe e me çfare çmimi, a do te bjere shi se nuk ka mundesi vaditje te tokes pasi ka kosto te larte per çdo fermer, pa u futur tek jeta ne familje, detyrimet dhe punet e pafund te shtepise, apo shkuarja deri tek toka qe eshte nje stres me vete!

Per keto me siper dhe njemije arsye te tjera qe nuk eshte vendi,  grate e fshatit  e meritojne nje urim extra ne kete 8 mars.

 

 

Gezuar dhe paçi shendet ne familjet tuaja!

Zoti ju dhente fuqi dhe aspak siklete per te qene te forta te perballoni sfidat e çdo dite ne jeten tuaj!  Gezuar dhe vetem festa e Gezime!

Agronews.al