Reklame:

A e dini kuptimin e emrit “potazh”?

Emri “potazh” vjen nga frëngjishtja, ku fjala “potage” do të thotë supë e trashë (kremoze), e përbërë nga perime të ndryshme.

Kjo është një gjellë frënge përplot zarzavate të gjelbërta, por edhe perime të tjera.

Në qoftë se nuk keni shumë kohë në dispozicion për drekën tuaj, atëherë kjo gjellë e shijshme, është zgjidhja ideale për ju.

Perimet ziejini e më pas bluajini me blender dore, shtoni mëlmesat, shtalpën e vezët dhe kënaquni me shijen e veçantë që ofron potazhi francez.

Kombinimet e perimeve po ia lëmë imagjinatës suaj!