Ne ditet e sotme, shumica e femrave blejne çdo lloj produkti estetik vetem per te parandaluar dhe per te zvogeluar shenjat e plakjes. Ndotja e mjedisit, rrezet ultravjollce, dieta e varfer dhe faktore te tjere kane ndikim ne plakjen e lekures dhe kjo eshte dhe arsyeja pse eshte bere e nevojshme nje kujdes ekstra per lekuren.
Lajmi i mire eshte se ka shume alternativa natyrale me kosto te ulet qe mund te ndihmojne per te arritur rezultate te mira, pa shkaktuar efekte anesore. Ne mesin e ketyre eshte edhe hudhra, nje perberes i pasur me perfitime, e famshme per vetite e saj ushqyese dhe medicinale.
Po pse hudhra eshte e mire per rinovimin e fytyres tuaj?
Hudhra eshte nje nga perberesit me te famshem te perdorura ne kuzhine. Qe nga kohet e lashta, ajo eshte perdorur per qellime mjekesore, por ka nga ata qe dine edhe perfitimet e saj per bukurine estetike. Kjo bime e vogel perbehet nga disa segmente te pasura me antioksidante dhe perberes aktive te njohur si alicin. Ajo eshte gjithashtu nje burim natyror i vitaminave, mineraleve dhe substancave te tjera bimore qe i japin hudhres vetite e saj antiseptike dhe antiinflamatore.
Hudhra mund te aplikohet direkt ne lekure dhe eshte shume e shendetshme. Vetite e saj sheruese ndihmojne ne eliminimin defekteve dhe i japin lekures nje shtrese mbrojtese, e afte te luftoje demin e shkaktuar nga rrudhat e parakohshme.
Fale efektit te saj antibakterial, hudhra ndihmon ne luftimin e problemeve te perbashketa te lekures si aknet dhe pikat te zeza; gjithashtu ajo lehteson heqjen e qelizave te vdekura, heq njollat, duke zbardhur keshtu ne menyre natyrale lekuren e fytyres suaj.
Hudhra eshte nje burim i pasur nga e cila keni shume perfitime:
– Lufton pezmatimin e lekures.
– Ndihmon ne rastet e herpesit, ulçeres ose ekzemes.
– Eliminon puçrrat dhe pikat e zeza.
– Permban substanca qe parandalojne kancerin e lekures.
– Ndihmon ne trajtimin e lekures se thate.
– Riperterin dhe parandalon shfaqjen e hershme te rrudhave.
Ja nje maske me hudher per te zbutur njollat e moshes dhe rrudhat ne fytyre
Hudhra e kombinuar me limon eshte nje zgjidhje e shkelqyer per te lehtesuar njollat dhe per te reduktuar rrudhat.
Perberesit: ½ limon; 1 thelpi hudher; pak uje; 1 cope pambuku
Çfare duhet te beni?
Shtypni hudhren derisa te keni nje mase homogjene. Shtrydhni lengun e gjysme limoni dhe perziejeni me hudhren. Shtoni disa pika uji dhe produktin e perftuar aplikojeni ne te gjithe fytyren tuaj me ndihmen e nje cope pambuku. Perdoreni kete maske 3 here ne jave ose me shume per te marre rezultate te mira.
Kujdes! Kjo maske duhet te aplikohet vetem gjate nates, sepse gjate dites mund te shkaktoje efekte negative per shkak te ekspozimit ndaj diellit. Mos harroni te aplikoni krem dielli te nesermen.
Maske me hudher dhe vaj ulliri per nje lekure te re
Kombinimi i hudhres dhe vajit te ullirit sherben si nje maske hidratuese dhe nje ilaç per ata qe vuajne nga lekura e thate, pezmatimi i lekures apo plaget ne fytyre.
Ne saje te permbajtjes se pasur me antioksidante dhe perberes hidratues, ajo stimulon riparimin qelizor dhe zvogelon ndikimin negativ te demtimit oksidues.
Perberesit: 2 thelpinj hudher, 1 luge çaji vaj ulliri
Çfare duhet te beni?
Thelpinjte e hudhres i shtypni derisa te keni nje mase homogjene dhe i perzieni me vajin e ullirit. Lani fytyren dhe aplikojeni, duke qene te kujdesshem per te shmangur zonen e syve. E lini te veproje per 10 minuta dhe shplajeni. Ju mund ta perdorni kete maske 3 deri ne 5 here ne jave.