Nese doktori ju ka thene qe keni kolesterol te larte, mund te mos dini çfare te beni. Vendi i pare ku duhet te shihni, ne kete situate, eshte pjata.
Nese jeni mesuar te hani hamburger dhe pule te pjekur, ushqimi i shendetshem mund t’ju duket pa shije, por pa frike.
Nuk duhet te sakrifikoni shijen per t’u ushqyer mire.
Ja ushqimet qe ndihmojne per te ulur sasine e kolesterolit.
Qepe
Sipas nje studimi, qepa mund te parandaloje inflamacionin dhe humbjen e elasticitetit te arterieve, qe mund te jete pozitive per personat me kolesterol te larte. Hidhini ne sallate, vendosini ne sanduiç, ose shtojini ne homelete. Mos porosisni onion rings. Ato nuk jane te mira per kolesterolin.
Hudher
Hudhra eshte e mrekullueshme nese keni diabet, sipas nje studimi. Hidhni thelpinjte ne vaj deri sa te zbuten dhe lyeni ushqime te ndryshme, pa shume shije, me te. Eshte me e shijshme dhe me e shendetshme sesa gjalpi.
Kerpudha
Nje studim i vjeter, por ende i besueshem, ka gjetur qe perberesit ushqyes te kerpudhave ndihmojne ne uljen e niveleve te LDL (kolesterolit te keq) dhe rritjen e niveleve te HDL (kolesterolit te mire). Edhe pse objekt i kerkimeve kane qene kerpudhat shiitake, shume varietete te tjera qe gjenden ne dyqan, mendohet qe ulin kolesterolin.
Avokado
Ato jane te pasura me acide yndyrore omega-3, qe truri dhe zemra juaj i dashuron. Ju mund ta hani me pak limon te shtyrdhur ose te beni sallate me qepe.
Speca djeges
Asgje nuk e nxit qarkullimin e shpejte te gjakut, ne menyre te mire, sesa specat djeges. Capsaicin, qe ndodhet ne specat djeges mund te ule kolesterolin. Ju mund t’i perdorni ne disa gatime, supa apo salca. Nese nuk ju pelqen shija pikante, niseni me speca te zakonshem, per t’u ngjitur pastaj ne shkallen e ushqimeve djegese.
Salca shtepie
Mos perdorni ketchup. Filloni te prisni perimet. Hidh domate, qepe, hudher, selino dhe perberes te tjere te shendetshem. Kujdes me salcen e blere qe ka shume natrium. Ju duhet te keni kujdes nga sasia e natriumit qe merrni nese keni semundje zemre ose tension te larte!
Fruta me shije
Edhe frutat jane shume te shendetshme. Kane vitamina, por jane edhe te dobishme per zemren, si frutat me shume pektine:
Mollet
qitroja
rrushi
luleshtrydhet
Shtoji frutat ne vakte, ose shijoji si nje vakt i lehte i ndermjetem. Mund te pergatisni edhe nje salce mangoje ne vend te majonezit.
Frutat arrore
Harvard Medical School ka zbuluar qe dieta e pasur me fruta te familjes arrore mund te ule kolesterolin. Pa kripe per te mos marre shume natrium.
Perdorni logjiken
Duhet te keni kujdes edhe me ushqimet e demshme, njera ane eshte te hani ushqime qe ulin kolesterolin dhe tjetra te mos hani ato qe e ngrejne kolesterolin, keshtu qe duhet te lini jashte dietes ushqime te rrezikshme si mishi I kuq. Megjithate mund te shijoni mishra me te lehte, gjel deti, pule dhe peshk.