Mjaft fermere dhe njohes te tregut apo individe me kapital qe nuk dine ku ta investojne i referohen kerkesave specifike qe tregu ka, dhe mbi kete informacion kane orientuar investimin e kapitalit te tyre duke mos u bazuar edhe aq ne llojin e kultures por te kohes qe ajo merr per sherbime.
Plepi eshte nje nga menyrat qe duket se te perkthehet ne te ardhura, por qe kerkon te kesh financa te konsoliduara ose te ardhura te mjaftueshme pasi eshte nje investim qe ne diten me te mire te kthehet mbrapsht pas vitit te 8 ose te 10 ne varesi te fidanit te zgjedhur dhe sherbimeve ndaj bimes apo edhe klimes qe ka mbajtur.
Jo me kot thone qe bujqesia eshte fabrike pa çati. Ne zona te ndryshme te vendit ka mjaft njerez qe kane investuar parate e tyre ne mbjelljen e plepit apo te Pawlonias por nese te paret jane provuar dhe e kane tregun te ndritur, investuesit ne Pawlonia ende nuk jane provuar nese ja vlen apo jo.
Plepi ne ditet e sotme e ka tregun me te mire per prodhuesit e arkave te drurit qe kryesisht i konsumon tregu rajonal si Kosova, Maqedonia, Bosnja apo Mali i Zi.
Nje m3 dru plepi sot shitet me 10,000 leke te reja çka eshte nje e ardhur e kenaqeshme ne raport me sherbimin e ofruar dhe kohen e harxhuar deri ne marrjen e produktit.
Ne fakt plepi ka nevoje per uje te vazhdueshem dhe toka me lageshtire pasi vete lenda drusore ka nje perqindje te larte lageshtire te domozdoshme per perpunimin ne industrine e ambalazhit.
Agronews.al