Reklame:

Njihuni me shalqinin e verdhe

Tradicionalisht tulin e frutit të shalqinit e kemi ndeshur të kuq, por tashmë duhet të mësohemi edhe me surprizën e re.

Shalqini i verdhë dhe ai i kuq janë të dy prodhime shumë të shijshme.

Shalqini tul verdhë i njohur si Krimson i Verdhë është pothuaj binjaku i shalqinit të varietetit Krimson të Ëmbël.

Në shije ama, shalqini i verdhë është më i ëmbël dhe ka një shije pakashumë si mjalti.

Dëshira për t’iu përshtatur kërkesave dhe trendeve globale të eksportit u transformua në shtysë e fortë për fermerët e Divjakës, të cilët investuan në mbjelljen e disa kulturave eksperimentale për Shqipërinë siç është shalqini i varitetetit Krimson të Verdhë.

Ky produkt është shumë i kërkuar në tregjet globale dhe mjaft i suksesshëm.

Një sasi e vogël shalqini të verdhë ka gjetur rrugën për në tregun shqiptar duke shkaktuar një sërë spekullimesh.

Kur presin shalqinin, shqiptarët presin që ai të jetë i kuq. Mund ta quajmë kryeneçësi por nuk ne nuk pranojmë ngjyrë tjetër veç të kuqes.