Reklame:

Kandilet e detit pushtojne plazhet ne Australi

Gjatë fundjavës, qindra kandilë deti pushtuan plazhet rreth Queensland, Australi.

Kandilët e detit janë shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike dhe kjo mund të jetë arsyeja e “pushtimit të plazheve”dhe daljes në breg të tyre.

Është shumë normale të shohësh kandil deti në plazhe, por jo në këto përmasa. Arsyeja e dyndjes së tyre mund të kenë qënë erërat e pazakonta që fryj në drejt Queensland.

Rezultati ishte mjaft tronditës, për të thënë më së paku, me mijëra kandil deti. Fatmirësisht, shumica e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën, por kjo rezultoi në mbylljen e plazheve në Australi derisa kandilët e detit të largohen nga këto zona.