Reklame:

Dobite e pemes se dardhes

Dardhët kultivohen kryesisht për frutat e tyre por, të dobishme për njeriun janë edhe druri, gjethet e lulet.  Druri i dardhës është një dru i fortë por punohet në torno e gdhëndet me lehtësi për skulptura e paisje të ndryshme cilësore. Si i tillë përdoret për përgatitjen e instrumentave muzikorë frymorë por edhe ato me tela si kitara, violina, etj. Merr shkëlqim të mirë e përgatiten mobilje cilësore. Përgatiten lugët për gatime në guzhinë sepse nuk u prish shijen ushqimeve apo të lëshojë aromë në gjellët. Druri i dardhës digjet mirë e çliron nxehtësi. Disa djegin dru dardhe për të hequr erët e rënda e të këqia nga shtëpitë e banimit.

Dardha është edhe një bimë mjaltëse e mirë. Bletët e çfrytëzojnë si kullotë herët në pranverë por, duhet bërë kujdes sepse dardha është një kulturë drufrutore që preket nga dëmtonjës dhe sëmundje e bëhen trajtime me pesticide të cilat dëmtojnë si bletët ashtu edhe dhe cilësinë e mjaltit. Thuhet se gjethet e dardhës janë pirë si cingare nga evropianët para se të vinte bima e duhanit nga Amerika.

Nga shqiptarët dardhët e shartuara mbi gorricat spontane janë çfrytëzuar edhe si pemë antierozion në mezhdat apo ledhet e arave. Lëvorja përdorej për të ngjyrosur të leshtat në ngjyrë të murme.

Fruti dardhës haet si ushqim i freskët, të thara dhe të përpunuara nga industria ose amvisat shtëpijake. Me dardhë bëhen lëngje të ndryshme, komposto, reçelëra, marmalatë si dhe nxirret alkol. Dardha ka përmbajtje të lartë fibre, vitamina B2 , C, E, përmban bakër dhe kalium si dhe sasira më të larta se molla në pektin. Dardha haet së bashku me cipën e jashtëme. Një fjalë e urtë popullore thotë: Mollët qërroi, dardhët numëroi. Në fakt cipa e dardhës ka vlera të mira ushqimore dhe sipas studimeve të fundit përban lëndë antikanceroze dhe antidiabetike. Ngrënia e frutave të dardhës ndikon në përmirësimin e shëndetit të njeriut në këto drejtime:

Antikanceroze: Frutat e dardhës kanë përmbajtje të lartë të antioksidantëve të cilat mbrojnë qelizat nga dëmtimet e radikalëve të lirë. Veçanërisht e dobishëme një dietë me dardhë është kundra kancerit të prostatës.

Antidiabetike dhe kotrollon peshën: Një ushqim me dardhë mban të ulët sasinë e sheqerit në gjak si dhe përmbajtja e lartë e fibrës ndikon për të ulur peshën trupore.

Ul presjonin e gjakut: Anti oksidantët qe përmban dardha ndihmojne edhe në uljen e presjonit të gjakut si dhe godotjeve në tru(stroke)

Ul kolesterolin: Përmbajtja e lartë e pektinës në frutin e dardhës ndihmon për të ulur nivelin e kolesterolit.

Lufton kapsllëkun: Pirja e lëngut të dardhës e pasur në petkin ndihmon gjithashtu edhe në lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës dhe zorrët. Shërben veçanërisht kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.

Rit imunitetin ndaj sëmundjeve ul temperaturën: Para një infeksjoni nga gripi ose në teperaturë të lartë pirja e nje gote me lëng dardhe ndihmon në rritjen e imunitetit ose e ul temperaturën. Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.

Lufton osteoporozën: Dardhët përmbajnë nivele të larta të borit. Bori ndihmon për të mbajtur kalciumin e kockave.

Anti alergjike: Dardha shpesh nga mjekët rekomandohet si një ushqim anti-alergjik. Një dietë tillë me lëng dardhe rekomandohet veçanërisht për ushqimin e fëmijëve.