Reklame:

Percaktohen kriteret dhe masa e financimit per fondin e bujqesise – Sektoret qe do te mbeshteten

Qeveria ka miratuar ditën e mërkurë kriteret bazë të sektorëve që do të mbështeten si dhe masën e financimit nga fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural për vitin 2019.

Sipas vendimit, shuma prej 495 milionë lekësh do të përdore për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve blegtorale e të peshkimit dhe4 uljen e kostove të prodhimit; mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve në zonat rurale si dhe për mbështetjen e Fermës Didaktike Eksperimentale, të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për trajnimin dhe transferimin e njohurive në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural.

Ndërkohë, 125 milionë lekë janë parashikuar të përdoren për shtimin e sipërfaqeve të mbjell ame ullinj, përmirësimin e mekanizmit dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit të vajit të ullirit. .

Referuar vendimit, masat e mbështetjes dhe të financimit do të jenë si më poshtë:

Sa i takon përfituesve të masave mbështetëse, vendimi përcakton fermerët, personat fizikë, juridikë, SHBB-të si dhe UBT-në. Kurse, kriteret dhe procedurat lidhur me përfitimin e tyre, do të përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ministrit të Financave dhe Ekonomisë.