Reklame:

TVSH-ja – Indiferenca e qeverise irriton fermeret e Lushnjes, derdhin qumeshtin ne rruge

Për vitin 2019 qeveria ndryshoi skemen e rimbursimit te TVSH-së për fermerët. Kjo ka krijuar një situatë të tillë që industria përpunuese i shet produktet me taksë 20% dhe nga ana tjetër të rimbursohet për blerjet e bëra nga fermerët me 6%. Pjesa tjetër e taksës iu transferohet si kosto.

Fermeret e rrethit te Lushnjes dolën dhe bllokuan për disa minuta kryqezimin e Savrës në hyrje te qytetit duke derdhur ne mënyrë simbolike në rrugë fuçit me qumesht.

Ata u shprehen të indinjuar nga harresa dhe arroganca e qeverisë.

Sipas fermeve, qeveria i ka braktisur dhe kjo shihet tek vështirësite e përditshme që ata kanë sidomos në shitjen e produkteve, e mënyrë të veçante tek çmimi i qumeshtit që është 30-45 leke të reja për liter.

 

Këto janë pamjet e sotme në Lushnjë, ku qindra fermerë nga Berati, Lushnja, Fieri, kavaja, Shkodra e zona të tjera të Shqipërisë protestuan kundër skemës së re të kompesimit të prodhimeve bujqësorë primare. Në menyre simbolike ata derdhën qumësht dhe hodhën përime të freskëta përgjatë rrugës, tek Rotondo e Savrës. Ky grup fermerësh nuk priten dot deri në datën 14 Mars, siçparalajmeruan agropërpunuesit disa ditë më parë.Përmes kësaj proteste paqësore ata kërkojnë nga qeveria që të mos vërë në funksion uljen e rimbursimit të TVSH-së nga 20 në 6 përqind për produktet primare bujqësore.Nëse kjo nuk ofrohet zgjidhje fermerët dhe agropërpunuesit do të përshkallëzojnë veprimet publike.

Gepostet von Albanian Food Industry am Mittwoch, 13. März 2019