Reklame:

Dita e Veres 

Dita e Veres  eshte nje feste me origjine te lashte.

Festimi kryhet ne nderim te natyres se bukur shqiptare dhe bimesise qe merr jete ne kete date.

Tashme kjo feste eshte bere edhe dite kombetare pushimi. Shenja dalluese e ketij festimi eshte gatimi i ballokumeve dhe vendosja e veroreve ne kycin e dores.

Ndersa ne Lezhe Diten e Veres ndizeshin zjarre purifikues e per t’i dhene force diellit ne oborr e ne kopshte. Nga grate beheshin rite magjike e kunder qenieve te tjera demtuese, grabitese.

Ndonese kjo dite vazhdon te ruhet dhe festohet madherishem ne qytetin e lashte te (VALMIT) Elbasanit, ajo eshte feste e te gjithe shqiptareve.

Me 13 mars njerezit marrin nje tufe te vogel bari te njome bashke me rrenjet dhe dheun, qe ta kene ne mengjesin e dates 14 mars ne shtepi. Ky zakon i lashte ruhet dhe festohet jo vetem ne Elbasan po edhe ne Diber, Struge e Prespe.

Dita e Veres ishte dita e fillimit te vitit sipas kalendarit shume te lashte te shqiptareve, pra nje dite qe kremtohej shume shekuj para se te lindte krishterimi.

Ajo kremtohej me 1 mars te kalendarit Julian, diten e pare te vitit te ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”). Ajo ishte nje feste mbareshqiptare, qe kremtohej si ne Veri edhe ne Jug, por me nuanca te ndryshme, sipas krahinave.

Si deshmi po sjellin ketu dy pershkrime te kuptimit dhe kremtimit te “Dites se Veres” njera per krahinat jugore, tjetra per malesite veriore. Jane pershkrime te botuara ne kohen kur ne Shqiperi nuk kishte parti politike, madje ne kohen kur as institucionet klerikale nuk futnin hundet ne kremtime te ashtuquajtura pagane.

Pershkrimin e pare e kemi nga i madhi Faik Konica, Ç’eshte Dita e Veres? 

Eshte dita ne te cilen shtergjysherit t’ane, kur s’kish lindur edhe krishterimi, kremtojin bashke me Romanet dhe me Greket e Vjeter, perendit’ e luleve, te shelgjeve, te krojeve.Kur çkrin dimeri, kur qaset Vera buzeqeshur e holle dhe e gjate si ne piktyre te Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga nje bare, shijon nje qetesi, nje lumtesi t’emble.

Ne kete gezim, stergjysherit t’ane ndiejin nje detyre t’u falen perendive qe sillnin keto miresira.Dhe ashtu leu festa hiroshe qe quajme Dit’ e Veres.(Faik Bej Konica, Botuar me 1911)i cili gati 100 vjet me pare, ne kohen e sundimit osman, shkruante me ate stilin e vet elegant.

Pershkrimi i dyte u shkruajt nga i madhi Naim Frasheri qe sipas atyre koheve ai shkruante sipas stilit te vet jo elegant por serioz.

Verorja eshte nje simbol i kesaj dite qe bashkon shume zona te vendit.

Vendoset mengjesin e 14 marsit dhe hiqet me 22 mars. Varet mbi degen e nje trendali ose shege qe ta marre dallendyshja. “Te mos i leme te humbasin keto festa te vjetra te races sone. Nuk i bejne dem njeriut. Sjellin nje gezim te kulluar ne shtepi.

Nje vend ku jeta e te vegjelve eshte aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kane nje rast te rralle per te defryer.

Per te medhenjte, Dita e Veres ka nje shije poetike te holle e te rralle”, shkruan Konica ne nje tregim te quajtur “Dita e Veres”. Ne disa zona si Berati apo Narta, festimet e Dites se Vere shoqerohen edhe me shfaqje karnavalesh. Ne disa zona te tjera, femijet e fshatit ose te lagjes, mblidhen dhe trokasin ne çdo shtepi per te kerkuar veze te ziere dhe embelsira.

Nga viti ne vit, festimeve te kesaj dite u hiqen dhe u shtohen shume gjera por ne thelb ritet qe evokojne perteritjen e natyres e trupit te njeriut, ngrohjen e motit, mbaresine e begatine, mbeten te njejta.

Gezuar te gjitheve diten e veres nga Agronews.al!