Reklame:

Dita e Veres ne femijerine e komunizmit!

O halle, oj teze, koqevene e pules se zeze,

O liska, tomoliska, koqevene qe ben lariska!

Me keto fjale ne kor nga femijet e lagjes te moshes deri ne 14 vjec shoqeruar me zhurmat e kanaceve mbushur me gure trokisnim ne dyert e gjithe shtepive te lagjes ne femijerine tone. Vezet, karamelet dhe ndonje embelsire bollokum apo revani mblidheshin ne bluzat e hapura te cdo femije ose ne gjoks dhe ne perfundim ndaheshin sipas numrit te femijeve qe kishte grupi. Vezet ishin me te rendesishme dhe per to duhej kujdes.

Te gjithe ata qe na hapnin dyert jepnin dicka edhe pse mes fukarallekut te madh qe kishte pushtuar vendin dhe cdo familje shqiptare. Kishte edhe raste kur njerez te vecante apo me probleme me veten, familjen dhe fene na refuzonin duke na perzene apo mos hapur fare deren. Ne keto raste kori kendonte me gjithe shpirt:

Sa gjemba ka murrizi,

me aq xhunga tu befte kurrizi!

Femijeria jone ka patur mjaft momente te bukura dhe interesante, por disa prej tyre mbeten gjate ne kujtesen tone, vecanerisht ato qe kane te bejne me dite dhe ngjarje te vecanta.

DITA e VERES ishte nje prej tyre

O halle, oj teze,
koqevene e pules se zeze,
O liska, tomoliska,
koqevene qe ben lariska!