Reklame:

Hiqen shtyllat ne rrugen e Karbunares

Zhvendosen shtyllat qe pengonin levizjen ne trotuarin e rruges se Karbunares. Publikimi ne media dhe presioni i banoreve duket se kete radhe e bene efektin e tyre.  Supervizori i rruges ne nje takim te realizuar ne dt 13 mars me perfaqesues te bashkise, firmes qe kryen punimet dhe banoreve te zones ka pare situaten ne terren dhe ka mirekuptuar shqetesimin e drejte te ngritur nga te gjithe perdoruesit e rruges.

Interesant eshte fakti qe shtyllat e transmetimit te energjise, nje pjese e tyre ato qe po vendosen tani per sistemin 20 kw jane ende te pamara ne dorezim nga OSHE dhe u zhvendosen me lehtesi pasi firma eshte ne proces te investimit. Problem mbeten shtyllat te cilat kane qene ne funksion dhe qe projketi i ri i rruges i perfshin dhe nje pjese e tyre qellojne ne trotuar.

Megjithe deshiren e mire per te bere investime ne funksion te permiresimit te sherbimit dhe lehtesimit te levizjes se njerezve dhe mallrave, mbetet problem kordinimi mes institucioneve dhe ndermarjeve te cilat kane asetet e tyre nen toke si ujesjellesi, telekom e sherbime te ndryshme interneti apo rrjeti energjitik. Ne disa vende nuk jane zbatuar parametrat teknike dhe kjo ka sjelle demtime gjate punimeve te mevonshme te kryera ne zone duke shkaktuar anomali apo mungese te furnizimit, çka vjen edhe nga mosprezenca e perfaqesuesve te ndermarjeve te cilet ofrojne sherbimet ne zonen e Karbunares.

Rruga nuk behet perdite dhe kete e ka treguar koha, ndaj me te drejte banoret jane te vemendshem qe ato te behen me parametrat e duhur, ndryshe te paret qe e vuajne jane vete banoret dhe bizneset e zones.