Reklame:

7 vajra te rendesishem per lekure te bukur

Disa nga vajrat që është mirë të përdoren për shkak të dobisë që i sjellin lëkurës, janë shumë pak të njohura. Shumica e tyre prodhohen nga drunjtë që rriten vetëm në kontinentin e Afrikës. Vajrat natyrale janë shumë më të dobishme sesa zbutësit e zakonshëm, pasi që zbukurojnë lëkurën e fytyrës suaj. Nëse keni vendosur që të largoni zbutësin tuaj dhe dëshironi të provoni vajrat natyrale, mos kërkoni vajra të zakonshëm, siç është vaji i kokosit, mirëpo kërkoni njërin nga vajrat që i kemi renditur më poshtë.

Vaji argan

Ky lloj vaji është shumë i njohur për efektin që ka në zbutjen dhe në shkëlqimin e flokëve. Përveç ndikimit të madh që ka në shëndetin e flokëve, ai është një indikator shumë i rëndësishëm edhe në përmirësimin e lëkurës suaj. Ky vaj është i pasur me vitaminë A dhe E, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Vaji argan mund të përdoret edhe nëse jeni duke u mbrojtur nga mplakja e parakohshme, pasi që mbron lëkurën nga rrudhat dhe shenjat e tjera të pleqërisë.

 

Vaji moringa

Ky lloj vaji përpunohet nga pema e moringas. Ndonëse mund të mos keni dëgjuar më herët për këtë lloj vaji, efekti i tij është i padiskutueshëm. Ky vaj është i pasur më vitaminë A dhe C, vitamina këto që janë të njohura për mirëmbajtje të lëkurës. Vitamina C në veçanti është shumë e rëndësishme, pasi që mbron lëkurën nga shfaqja e shenjave të zeza. Ky vaj është shumë i mirë edhe për parandalimin a akneve si dhe mban lëkurën e butë.

 

Vaji marula

Ky vaj që është i pasur më vitaminë C dhe E, i sjell shumë përfitime lëkurës, pasi që është i pasur me aminoacide. Ky vaj është shumë qetësues për lëkurë të irrituar dhe ka PH-në e përkryer për lëkurë. Përveç faktit që vaji është një zbutës i lëkurës dhe qetësues për lëkurën e irrituar, për shkak të vetive antibakteriale që ka, ky vaj është shumë i rëndësishëm edhe për mbrojtje të lëkurës nga shfaqja e akneve dhe shenjave të tjera.

 

Vaji ‘mongongo’

Ky lloj vaji i prodhuar në Afrikë është shumë i mirë për lëkurën e djegur nga dielli dhe është hidratues për lëkurë të thatë. Ky vaj zvogëlon mundësinë e skuqjes dhe të pezmatimit të lëkurës. Natyrisht, ky vaj nuk e ka efektin e njëjtë më vajin e krijuar special për mbrojtje nga rrezatimi i diellit, mirëpo, luan një rol shumët ë rëndësishëm në mbrojtjen e saj në mungesë të vajit special.

 

Vaji baobab

Vaji baobab është i pasur më antioksidues dhe largon qelizat e vdekura të lëkurës. Vitamina D të cilën e përmban ky vaj bën që lëkura të duket më e çelët dhe më e pastër. Përveç vitaminës D, ky vaj përmban edhe vitaminë A dhe E. Nëse keni lëkurë të thatë ose të dëmtuar, gjithsesi duhet të provoni këtë vaj.

Vaji i farave të pjeprit të Kalaharit

Ky lloj vaji prodhohet në Shkretëtirën e Kalahar-it dhe është shumë i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës. Ky vaj ka cilësi të zbutjes së lëkurës për shkak të acideve Omega 6 që përmban. Ky lloj vaji bën që lëkura juaj të jetë më e butë dhe më e lëmuar.

 

Vaji i aguliçeve

Ky lloj vaji është ndër të pakët që përmban acidin e njohur si ‘gamma-linolenik’. Ky vaj zvogëlon rrezikun e pezmatimit të lëkurës dhe mënjanon kruarjen e lëkurës. Një tjetër faktor që e bën këtë vaj të rëndësishëm është parandalimi i akneve