Një sërë studjuesish kanë vërtetuar se kripa e përdorur në ushqim në sasi të mëdha ndihmon zhvillimin e sëmundjeve hipertonike. Dhe e kundërta, kufizimi i kripës në ushqim çon në uljen e presionit arterial.
Kjo është vërtetuar nga shumë eksperimente me kafshët, në veçanti me minjtë. Doli se më të ndjeshëm ndaj kripës së gjellës janë kafshët e reja.
Eksperimente analoge u bënë te majmunët e rritur dhe dymuajsh. Majmunët e rritur morën 26-30 gr kripë në ditë, ndërsa latantët 8-16 gr. U vu re se edhe te të vegjlit, nënat e të cilëve kishin ngrënë kripë në sasi të mëdha, presioni arterial ishte më i lartë 170/200 mm se te kafshët e kontrollit (150/90 mm).
Kripa shkakton jo vetëm hipertoni, por pengon edhe rritjen e zhvillimin e organizmit. Gjatë eksperimentit, nga 31 kafshë që iu nënshtruan një regjimi jonormal të kripës, ngordhën 13 prej tyre. Përveç sëmundjeve të zemrës dhe të sistemit të enëve t’ë gjakut, kripa dëmton shumë edhe mëlçinë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon jo më shumë se pesë gram sodium në ditë, ose një lugë çaji kripë. Sasitë e mëdha të kripës janë toksike. Kjo duhet të merret patjetër parasysh gjatë kurimit dhe profilaksise së hipertonisë.
Sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit më të mëdhenj në botë, dhe tensioni i lartë i gjakut është një faktor rreziku për këto sëmundje.
Për të adresuar këtë problem disa organizata janë duke punuar me prodhuesit e ushqimit për të pakësuar sasinë e natriumit që shkon në ushqimet e përpunuara.
Derisa kjo të ndodhë, mënyra më e thjeshtë është për të pakësuar rrezikun eshtë mos perdorimi i kripës së detit në sasi të mëdha.