Reklame:

Belgjike: Pellumbi shitet per 1.4 milion dollare

Në një ankand online të mbajtur në Belgjikë, një pëllumb me emrin Armando është shitur për një shumë marramendëse prej 1.252.000 euro (1.4 milion dollarë), njoftoi media e belge të dielën më çka është bërë shpendi më i shtrenjtë në botë.

Një blerës kinez ka paguar një shumë rekord prej 1.25 milionë euro për një pëllumb gara në një ankand në rajonin e Belgjikës të Flanders Perëndimore.

Oferta rekord shton reputacionin boteror të pëllumbave.
Pronarët e Armando, babai dhe djali Joel dhe Dieter Verschoot nga Ingelmunsters (West Flanders) prisnin një ofertë prej maksimumi gjysmë milioni euro për pesëvjeçarin e tyre.

Por një blerës kinez shkoi shumë larg për të blerë pëllumbin që dëshironte. Siç bëhet e ditur, pëllumbi postier i moshës pesëvjeçare, njëherësh kampion i shumëfisht në garat në shtigje të gjata, është blerë nga një kinez, emri i të cilit nuk është zbuluar.

Megjithatë, theksohet se pëllumbi i blerë nuk do të përdoret për gara, por vetëm për qëllime riprodhuese.

Armando ka thyer rekordin e mëparshëm prej 376,000 euro (425,000 dollarë) që ishte paguar për një pëllumb që quhej Nadine – por jo me një diferencë kaq të madhe.

“Këtë javë u bë e qartë se Armando do të ishte pëllumbi më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë në një ankand online,” shkroi specialisti në faqen e pëllumbave të parajsës (Pipa.be).

Gara e pëllumbave është traditë në Belgjikë, Britani, Francë veriore dhe Holandë, megjithëse është në rënie.