Reklame:

Divjake, Investime ne rruget bujqesore te Terbufit

Tashmë fermerët e fshatit Çermë e Sipërme në Njësinë Administrative Tërbuf do ta kene me te lehte transportin dhe rrugetimin per ne parcelat e tyre, dhe kjo fale investimit te Bashkise Divjake.

Pas rehabilitimit të rrugës kryesore bujqësore ose rrugës së kanalit të madh siç e njohin banoret e zones, tashme ata mund të kryejnë pa problem të gjitha shërbimet dhe punët që kanë në tokat e tyre.

Kjo rrugë ka qenë problemi më i madh i kësaj zone për të gjitha veprimtaritë me karakter bujqësor pasi ka qenë pothuajse e pakalueshme.

Rruga është rehabilituar me cakull dhe nuk do të përbëjë më problem për fermerët të cilët kanë pjesën më të madhe të parcelave bujqësore të lidhura pikërisht me këtë rrugë.