Gazmend Kapllani, autor i shume romaneve, tregimeve dhe qendrimeve te tij publike per Shqiperine dhe ceshtje te shqiptareve, eshte prezantuar me disa botime diten e djeshme ne Panairin e Librit ne Paris.
Impresionet e tij gjate panairit dhe faktin qe kane ardhur shume Shqiptare per ta takuar, e vlereson dhe I shpreh falenderimet e tij te perzemerta, ne vecanti botuesve nga Kosova.
Gazi ka lindur ne Lushnje ku ka edhe familjen e tij e ka emigruar ne Greqi pas ndryshimeve politike ne vitin 1990.
Per nje kohe te gjate ka punuar ne shtypin e shkruar dhe radio greke. Shkrimet e tij realiste por edhe pro ceshtjes Shqiptare ose Shqiperise, shpesh kane ngjallur polemika dhe debate deri ne kercenim me jeten nga qarqe nacionaliste apo rraciste greke.
Pikerisht kjo situate e tensionuar dhe klima agresive ndaj tij ne Greqi e detyruan te emigroje ne SHBA, ku jeton e krijon, duke ruajtur maredheniet me letersine dhe miqte dhe lexuesit e tij ne Shqiperi.
Gazi boton ne shqip dhe anglisht. Ja si shprehet ai ne statusin e tij ne fb:
Ketu mund te futesh statusin te mare si kopje nga fb ose tekstin qe kam bere gati ne vijim
Falemnderit shume Shqiptareve, shkrimtare dhe lexues, qe erdhen dje te me takojne ne Panairin e Librit ne Paris.
U impresionova se sa shume kishin ardhur dje te me degjonin ne diskutimin me shkrimtaret Greke mbi krizen ne Greqi dhe Europe.
Falenderoj vecanerisht botuesit Kosovare qe jo vetem erdhen te me degjonin por me priten me shume ngrohtesi ne Stenden e tyre.
Kenaqesi te shihje ne murin e fotove dedikuar shkrimtareve pjesemarres ne Panair, te pakten pese shkrimtare me origjine Shqiptare qe shkruajne shqip ose ne gjuhen e vendit ku jetojne ose te dyja njekohesisht. Eshte fytyra globale e nje populli diasporik qe gjithmone ka qene i hapur ndaj botes dhe kulturave te tjera (prandaj edhe izolimi paranojak komunist ishte nje nga krimet me te medha kulturore qe ka njohur historia e Shqiptareve)…