Reklame:

Teknologji moderne per sperkatjen ne Bujqesi

TURBMATIC  DEFENDER MK2 91/1000

Përshkrimi i makinës.

Kjo paisje është një spërkatës me vela që përdoret për kulturat e pemëve. Lidhja me traktorin behet nëpërmjet nje ganxhe qe sherben per tërheqje. Konstrukti është bërë prej çeliku të zinguar, depozita kryesore dhe ndihmëse janë bërë nga material polietileni. Rezervuari kryesor ka dy shkallë leximi të vendosura në anën e djathtë dhe të majtë. Niveli i lëngjeve është i dukshëm përmes një tubi të jashtëm transparent me galixhand. Perzierja beet me anë të perzierëzve hidraulikë të vendosur në pjesën e poshtme të rezervuarit. Zbrazja totale e depozites kryhet  nëpërmjet një valvule që ndodhet në anën e majtë. Hyrja në rezervuarin kryesor behet drejtpërdrejt nga toka. Depozita e larjes së sistemit është e vendosur në një pozicion qendror gjatësor për të kufizuar rrotullimin dhe për të garantuar stabilitetin e makinës edhe me depoziten kryesore bosh. Makina vepron nëpërmjet ngritjes së fuqisë së traktorit me shpejtësi nominale prej 540 rrot/min. Makina është e pajisur me një pompë piston-diafragmë të vendosur në një ndarje të veçantë të bërë në pjesën e përparme të rezervuarit kryesor. Rregullimi i presionit dhe shpërndarja e lëngut kontrollohet nga komanda  elektrike që mund të vendosen në kabinën e traktorit. Ka 2 filtra: i pari në thithje, i cili gjithashtu mund të inspektohet me një rezervuar të plotë dhe i dyti në vijën e shpërndarjes. Manometri për kontrollin e presionit të punës vendoset në anën e përparme të rezervuarit kryesor, ka një diametër prej 100 mm, fund i shkallëzuar prej 60 bar dhe karakterizohet nga një interval leximi prej 1 bar.

Procesi i sprucimit behet me  ane te presionit te ajrit te prodhuar nga njen vendtilator aksial. Për të rregulluar rrjedhjen e ajrit ekziston një ventilator me sens te kundert i fiksuar me 12 elika. Shpejtësia e rrotullimit të ventilatorit mund të ndryshohet me anë të një kambjo me dy shpejtësi (+ çvendosje). Mund të ndërpritet rrjedha e ajrit në anën e djathtë të shpërndarjes me anë të një ndarjeje të komanduar manualisht.

SAE TURBMATIC DEFENDER MK2 91/1000

Njësitë e mbajtëshunde, të pajisura me membranë anti-pikoj, vendosen brenda seksionit të daljes së ajrit. Çdo hundë mund të mbyllet individualisht për të përshtatur profilin e shpërndarjes me vegjetacionin që do të trajtohet. Brenda filtrave të shportës që vendosen në hapsirat e mbushjes së rezervuarit kryesor, ka një pajisje për larjen e llamarinës dhe një mikser pluhuri. Rezervuari kryesor është i pajisur me një sistem të brendshëm të larjes me një grykë rrotulluese. Në anën e djathtë të makinës ka një paisje për larjen e jashtme të makinës.