Perkujdesja per mushkerite eshte nje hap i shkelqyer qe mundeson mbrojtjen nga semundjet e ndryshme.
Ne kete artikull do te mesoni per 7 ushqimet qe pastrojne dhe detoksifikojne kete organ te rendesishem.
Çaji Jeshil
Ekspertet rekomandojne pirjen e nje filxhani te ngrohte me çaj jeshil perpara gjumit.
Kjo do te ndihmoje te pastroni organizmin dhe mushkerite nga toksinat, por edhe te ruaje shendetin e sistemit tretes.
Çaji jeshil kombinohet shume mire me xhenxhefilin, lengun e limonit dhe mjaltin.
Lengu i Limonit
Sipas te dhenave te AgroWeb.org lengu i limonit eshte shume i pasur me antioksidante dhe acid folik.
Pini uje me leng limoni çdo mengjes me stomak bosh.
Lengu i Boronices se Kuqe Ose Ananasit
Keto fruta jane te pasur me antioksidante dhe lengun e tyre mund ta pini çdo dite ne mes vakteve ose gjate drekes.
Nese po perpiqeni te pastroni mushkerite, atehere shmangni pijet e gazuara dhe alkolike.
Lengu i Karrotes
Karrota eshte e pasur me beta karoten dhe vitaminat A, K, C dhe B.
Lengu i saj rrit nivelin e alkalines ne gjak.
Studimet kane konfirmuar se disa karrota ne dite ulin rrezikun e semundjeve te mushkerive.
Xhenxhefil
Xhenxhefili eshte nje aleat kunder semundjeve te keqija.
Ai lehteson eliminimin e sekrecioneve bllokuese te mushkerive.
Ushqimet e Pasura me Antioksidante
Spinaqi, frutat e pyllit, brokoli, peshku dhe rrushi jane ushqime te pasura me antioksidante qe forcojne imunitetin, kapacitetin e mushkerive dhe frymemarrjes.
Rigoni Dhe Nenexhiku
Perberesit organike te rigonit permiresojne frymemarrjen dhe çlirojne mushkerite nga bllokimet prej sekrecioneve.
Mund t’i perdorni si çaj si çdo çaj tjeter bimor.
Ato ndihmojne ne pastrimin e rrugeve te frymemarrjes nga bakteret.
Nenexhiku qeteson muskujt e rrugeve te frymemarrjes dhe te dyja bimet duhen bere pjese e regjimit tuaj ushqimor.
Mbrojtja e mushkerive kerkon marrjen e ushqyesve te domosdoshem dhe vitaminave jo vetem nga ushqimi por edhe suplementet.
Keshillat e fundit por jo nga rendesia jane qe te mos pini duhan, te qendroni larg zonave e ndotura dhe te pini sa me shume lengje te ngrohta.