Reklame:

Fabrikat refuzojne grumbullimin e qumeshtit, Proteste neser ne Lushnje

Blektorët e Lushnjës i kthyen në shtëpi kovat me qumësht edhe këtë të martë. Pritën me orë të tëra buzë rrugës për t’ia dorëzuar qumështin fabrikave, të cilat kanë ndërprerë prej ditësh grumbullimin për shkak të uljes në 6 % të kompesimit të TVSH-së për fermerët.

Priten më tepër se dy orë që dikush t’u merrte qumështin. Por siç edhe ishte thënë më parë, këtë të martë grumbulluesit injoruan prodhimin e blegtorëve në Lushnje.

Asnjë litër qumësht nuk u shit dhe me kova plot u kthyen mbrapsht.

Nga ana tjetër fabrikat mbyllën aktivitetin në shenjë proteste kundër vendimit të ndryshimit të TVSH.  Kanë vendosur që për tre ditë të mos ua grumbullojnë qumështin blegtorëve.

Edmond Gjata, thotë se shteti ose të barazojë taksën ose bojkoti mbi blegtorët, do të zgjasë pa afat. Të mekurën është lajmëruar të organizohet protesta më e madhe e punëtorëve dhe blegtorëve të Jugut të vendit në Lushnje.

Edmond Gjata, sipërmarrës i bulmetit, thotë se shteti duhet të rrisë kompensimin ose bojkoti mbi blegtorët do të zgjasë pa afat.

Të mërkurën blektorët e fermerët kanë lajmëruar një tjetër protestë dhe bllokim të rrugës. Ata thonë se nuk do te ndalen derisa të arrihet një marrëveshje me qeverinë për rishikimin e TVSH-së. (abc)