Një nga batutat më të njohura të presidentit historik francez Sharl De Gol ka qenë pikërisht për djathin.
Kur e pyetën De Golin se a do ta kishte të vështirë që të drejtonte Francën, askush nuk mund ta mendonte përgjigjen e tij.
Secili mendonte një përgjigje që do të lidhej me luftën, me revolucionet etj, po ai tha thjesht: “Po, është e vështirë që të drejtosh një vend që prodhon 246 lloje djathrash”.
Me kaq shumë lloje djathërash nëpër botë patjetër që edhe ju keni djathin tuaj të preferuar.
Shijet varen nga metodat e bërjes së djathit. Disa djathëra kanë shije frutash të thata e madje edhe mjalti.
Artizanët e djathit krijojnë kombinime të ndryshme shijesh për të shtuar larmishmërinë. Në Wisconsin psh, ata miksojnë boronicë të kuqe me chipotle të tymosur për të krijuar një djathë që shijon si salcë barbecue. Ekziston edhe një djathë i vjetër dhie me kakao.
Gjatë historisë, europianët kanë perfeksionuar artin e bërjes së djathit dhe sigurisht edhe mënyrën e konsumit të tij. Djathi hahet pothuajse në të gjitha vaktet. Mund të jetë epiqendra e pjatës, e shërbyer me ëmbëlsirë kur kombinohet me disa fruta ose me ndonjë shprishë të shpejtë.
Pse ka vrima djathi zvicerian
Vrimat në djathë nuk i kanë bërë minjtë që bredhin nëpër fabrikë. Shkencëtarët kanë zbuluar se vrimat misterioze në djathë vijnë nga grimca mikroskopike të barit të tharë apo sanës, që e përmban qumështi.
Sipas hulumtuesve në institutin Agroscope, grimcat e sanës i krijojnë këto zbrazëtira kur djathi fillon të krijohet.
Ata kanë bërë eksperimente, duke i vënë djathit lloje të ndryshme të pluhurit të sanës, duke vërejtur se kjo po ndikon në krijimin e vrimave më të mëdha apo më të vogla.
Sidoqoftë, kjo tregon se pse vrimat në djathë janë më të vogla në 15 vitet e fundit: sepse qumështi është shumë më i pastër
Historia e djathit daton mbi 7 mijë vjet më parë
Arti i bërjes së djathit e ka origjinën 5500 vjet para Krishtit. Kjo është tepër domethënëse pasi tregon fermerët Neolitikë ishin të përfshirë përtej aktivitetit të gjuetisë pasi ata bëheshin më pak nomadë.
Në shumë shkrime thuhet se lopët nuk ishin vetëm për mish dhe qumësht, por edhe për djathë. Njerëzit e parë ishin intolerantë ndaj laktozës dhe djathi I bërë në mënyrë natyrale kisht emë pak laktozë dhe kjo e bënte më të lehtë procesin e tretjes.
Bërja e djathit arriti edhe në Egjiptin e Lashtë. Muralet e 2000 vjetëve para Krishtit tregojnë se bërja e gjalpit dhe djathit si dhe mënyrat se si ruhej qumështi në çanta lëkure. Me shtrirjen e Perandorisë Romake arti i djathbërjes u rafinua edhe më tej. Madje disa shtëpi romake kishin kuzhina të posaçme për bërjen e dajthit të quajtura “careale”.
Nga shkrimet e ndryshme historike mund ta gjurmojmë artin dhe ndikimin e bërjes së djathit në Europë dhe Mesdhe. Gjatë shekullit të 12-të para Krishtit Homeri shkroi rreth një djathi të quajtur Cynthos që u shit romakëve nga grekët.
Në shekullin e katërt pas Krishtit, djathi ekksportohej rregullisht në Mesdhe dhe me rënien e Perandorisë Romake, djathëbërja shkoi në brigjet e Adriatikut dhe Jonit si dhe në Europën Jugore dhe Qëndrore.
Djathi më i shtrenjtë nuk është francez
Në vitin 2004, u zbulua se djathi më i shtrenjtë nuk ishte bërë në Francë e as në Itali, por në Suedi. Në një qytezë të quajtur Bjursholm, Christer dhe Ulla Johannson bënë një djathë me qumështin e kombinuar të 3 drerëvetë tyre brilopatë, Gullan, Haelga, dhe Juna.
Të mjelësh një dre brilopatë mund të duhen rreth 2 orë pasi kur këto kafshë shqetësohen u thahet qumështi. Kjo është arsyeja pse këto kafshë milen në qetësi të plotë. Djathi nga qumështi i tyre kushton $1,000 për kilogram.
Djathë deveje
Në përgjithësi një deve mund të japë 5-20 litra qumësht në ditë, madje edhe pa pirë ujë për rreth 3 javë. Problemi qëndron se qumështi i devesë nuk koagulohet lehtësisht. Falë zhvillimit të teknologjisë, shkencëtarët përdorin rennet për të bërë djathë deveje. Aktualisht ky lloj djathi prodhohet vetëm në Mauritania të Afrikës dhe ka masa parandaluese për shitjen e tij në Europë.
Tregimi i Djathit Blu
Djathi blu është një term që përdoret për të cilësuar djathin që ka rripa me ngjyrë blu apo të gjelbër në të. Këto tipe djathi vjetërohen për të paktën 3-5 muaj. Përrralla pas djathit blu përfshin një të ri I cili harroi djathin në shpellë. Muaj më vonë ai kthehet dhe gjen vena me ngjyra djathi dhe kjo mendohet të jetë koha dhe mënyra se si u shpik ky djath.
Roquefort është një tip djathi blu me vena të gjelbraqë është I dyti më I famshëm në Francë. Gorgonzola është djathë Italian me vena blu që prodhohet në Gorgonzola, Milan që prej shekullit të 9-të. Bleu d’Auvergne është një djathë më pak i kripur, dhe krem me ngjyrë blu që përdoret si salcë në sallatë. Stilton është një dajthë blu anglez që përdoret në supëra apo hahet me krekërsa dhe dardhë.
Djathi ju mbron dhëmbët
Djathi është një burim i shkëlqyer i kalciumit, por përfitimet e tij shkojnë përtej kësaj. Djathi në fakt ju mbron dhëmbët nga kaviteti. Pështyma na ndihmon të rivendosim humbjen e kalciumit me kalimin e viteve. Djathi stimulon pështymën si dhe largon ushqimin nga dhëmbët. Pas ngrënies së ushqimeve goja bëhet më acidike. Dhëmbët janë të ndjeshëm ndaj aciditetit pasi prish emalin prandaj duhet të vendoset balanca. Ngrënia e djathit zhduk këtë aciditet dhe kthen balancën e pehashit të gojës, duke ruajtur emalin. Fosfori është minerali i dytë më i rëndësishëm në trup, pas kalciumit. Të dy këta minerale veprojnë për dhëmbë dhe kocka më të forta. Djathi I përmban të dyja. Cheddar i vjetëruar, zviceriani, gouda dhe djathi blu janë disa nga djathërat që reduktojnë prishjen e dhëmbëve.
Mënyra e duhur për të ngrënë dhe ruajtur djathin
Shumë njerëz e blejnë djathin dhe e fusin në frigorifer dhe më pas e presin pa e vrarë shumë mendjen. Për të përftuar shijen e plotë të djathit, ka disa rregulla. Djathërat gjysmë të fortë, gjysmë të butë dhe të forte duhet të ruhen në temperaturat 46-56 gradë dhe duhet të nxirren nga frigoriferi 30 minuta përpara përdorimit.
Si ta ruani djathin në frigorifer
Kur e mbani djathin në frigorifer, nuk duhet të paketoni fort apo ta mbyllni në një qese hermetike, pasi djathi ka nevojë të marrë frymë. Mënyra më e mirë për këtë është ta fusni në një qese të bollshme dhe jo ta mbështillni me qese plastike që i heq ajrin. Vendoseni në një qese që lejon ajrin e lagësht të qarkullojë. Një nga mënyrat më të mirë për ruajtjen e djathit është ta vendosni në një enë me kapak që i lejon të marrë frymë e në këtë mënyrë djathi nuk do thahet e as nuk do forcohet. E vetmja gjë që vjen nga ruajtja në qese plastike hermetike është se pas pak kohësh do të shihni djathë të mykur dhe më e keqja është se sporet e mykut mund të shkojnë tek ushqimet e tjera ngjitur. Djathi duhet të mbrohet gjithashtu nga aromat e forta të ushqimeve të tjera, pasi nëse merr aromat e tjera është më i presidpozuar të prishet.
Ekzistojnë mbi 2000 lloje djathi
Mendohet se sot në botë ekzistojnë mbi 2 mijë lloje djathi të cilat karakterizohen në:
Djathë i freskët, që është forma më e thjeshtë. Ky lloj djathi nuk përmban kimikate dhe prishet brenda një kohe shumë të shkurtër nëse nuk ruhen si duhen. Këtu futet djathi i fshati, Mozzarella, dhe Ricotta.
Djathëra gjysmë të butë si Havarti.
Djathërat me vrima që janë idealë për shkrirje dhe kanë shije të fortë. Ky lloj djathi ka vrima , mes tyre bëjnë pjesë Gruyère, Edam, and Gouda.
Djathërat gjysmë të fortë kanë një kohë vjetërimi më të gjatë. Ato i nënshtrohen disa proceseve. Cheddar është një nga djathërat më të njihur që bëjnë pjesë në këtë kategori.
Qumështi nga dhia, delja dhe kafshët e tjera përfshi bualli e ujit është më popullori.
Grekët bëjnë djathë Feta nga qumështi i deles, ndërkohë Pecorino Romano bëhet nga qumështi i dhisë.
Prodhuesi më i madh i djathit në botë
SHBA-ja është prodhuesja më e madhe e djathit në botë. Australia dhe Zelanda e Re kryesonin më parë por ranë për shkak të rritjes së kostove dhe ndryshimit të klimës. Nga ana tjetër Kina dhe India po dyfishojnë shifrat falë rritjes së mirëqënies dhe zhvillimit të urbanizmit.
Nuk mund të flasim për prodhimin e djathit pa përmendur Wisconsin dhe Kaliforninë në vendin e dytë.