 Vitet  e fundit  po rritet shqetësimi nga një dëmtues i ullirit që quhet tenja e gjetheve. Nuk është dëmtues i ri për bimën e ullirin, por  rëndësia  ekonomike  e  tij po  rritet nga viti në vit  dhe  kjo  e nxjerr  si nje dëmtues të  ri  për periudhën  që  jemi.
Vitet  e fundit  po rritet shqetësimi nga një dëmtues i ullirit që quhet tenja e gjetheve. Nuk është dëmtues i ri për bimën e ullirin, por  rëndësia  ekonomike  e  tij po  rritet nga viti në vit  dhe  kjo  e nxjerr  si nje dëmtues të  ri  për periudhën  që  jemi.
Pse kjo rritje e infeksionit ?
Një nga shkaqet kryesore është shtimi i shpejtë i sipërfaqeve të mbjella me ullishte të reja. Pra shtimi i bazës së ushqimit të tenjës është shkaku kryesor.
Së dyti është fakti se popullatat e insekteve të dobishëm që ushqehen mbi larvat dhe pupat e insektit janë ende të ulta.
Së treti insektin nuk e njohin shumica e ullishtarëve dhe për pasojë nuk kanë marë masa mbrojtëse .
Ditët e fundit nga shumë ullishtarë kemi telefonime që kërkojnë informacion për mbrojtjen e ullirit prej saj.
 Insekti:  Eshtë  një  mikroflutër  me ngjyrë të  bardhë  argjendi. Larva  ka  ngjyrë  jeshile  dhe më vonë ngjyrë rozë.
Insekti:  Eshtë  një  mikroflutër  me ngjyrë të  bardhë  argjendi. Larva  ka  ngjyrë  jeshile  dhe më vonë ngjyrë rozë.
Dëmi: Larva ushqehet me tulin e gjethes duke shkaktuar dritare. Larva nuk e konsumon gjethen duke e ngrënë, por më shumë e konsumon gjethen duke e gërryer. Majat e reja të lastarëve i konsumon dhe duken sikur janë mbllaçitur. Dëmin më të madh e shkakton pikërsisht në majat e rritjes tek bimët 1-5 vjeçare. Larva ushqehet edhe me kokrrat e reja duke dëmtuar tulin e kokrrës duke i çuar ato deri në rënie në tokë. Në bimët e reja dhe në fidanishte deformon perspektivën e kurorës. Në pemët e rritura dëmi edhe tolerohet.
Mënyra jetesës: Në vendin tonë nuk është studiuar me kujdes, por rëndësi ekonomike merr që nga Korriku dhe deri në Nëntor. Në kushte laborotorike ka dhëne deri në 9 gjenerata, ndërsa në fushë 4-5 gjenerata. Zakonisht një gjeneratë zgjat rreth 30 ditë. Nga Korriku deri në Nëntor vazhdon ushqimin mbi bimën e ullirit.
 Vrojtimi  për  zbulimin  dhe vlerësimin e dëmit.
Vrojtimi  për  zbulimin  dhe vlerësimin e dëmit.
Bimët vrojtohen në majat e rritjes. Bëhet kujdes që të shikohen larvat e reja jeshile. Larva ushqehet vonë mbasdite ose në darkë, prandaj nuk shikohet shpesh. Duhet shikuar nëse ngrëniet janë të freshkëta ose të vjetra. Kjo na ndihmon në vendimin për masat mbrojtëse .
Kufiri dëmit ekonomik: Nuk ka ende një studim ekonomik, por si orientim meret numri i bimëve të prekura. Kur mbi 10 % e bimëve të ullirit ka larva të reja bëhen trajtime me insecticide.
Mbrojtja: Në ullishtarinë biologjike përdoret bioprodukti
Bacillus thuringiensis ose insekticidi Spinosad (audience). Në ullishtarinë e zakonshme rekomandohen insecticide me lëndë të ndryshme vepruese. (Lipsen edhe vrojtime ose prova fushore për efektin e tyre sepse larvat janë rezistente ndaj disa insekticideve. Në fidanishte pranohen edhe trajtime parandaluese meqenëse dëmi është edhe më i ndieshëm.)
Duhet vrojtuar edhe fakti se si sillet insekti ndaj kultivarëve të ndryshëm, sepse në vendin tonë mungon një vrojtim ose studim i tillë )
Rekomandohet që të trajtohen vetëm bimët e prekura nga larvat. Kontrollohen bimët çdo javë. Kjo ekonomizon mbrojtjen dhe kufizon ndotjet e mjedisit nga insekticidet dhe menjanon vrasjen e insekteve parazitarë ose predator të tenjës.


