Reklame:

Tenja e gjetheve te ullirit, demtuesi qe po shqeteson ullishtaret

Vitet  e fundit  po rritet shqetësimi nga një dëmtues i ullirit që quhet tenja e gjetheve. Nuk është dëmtues i ri për bimën e ullirin, por  rëndësia  ekonomike  e  tij po  rritet nga viti në vit  dhe  kjo  e nxjerr  si nje dëmtues të  ri  për periudhën  që  jemi.

Pse  kjo  rritje  e infeksionit ?

Një  nga  shkaqet kryesore është  shtimi i shpejtë  i sipërfaqeve të mbjella me ullishte  të  reja. Pra shtimi i bazës së ushqimit të tenjës është shkaku kryesor.

Së  dyti është  fakti se popullatat e insekteve  të  dobishëm që ushqehen mbi larvat dhe pupat  e insektit janë ende të  ulta.

Së treti insektin nuk e njohin shumica e ullishtarëve dhe për pasojë nuk kanë marë masa mbrojtëse .

Ditët e fundit nga shumë ullishtarë kemi telefonime që kërkojnë informacion për mbrojtjen e ullirit prej saj.

Insekti:  Eshtë  një  mikroflutër  me ngjyrë të  bardhë  argjendi. Larva  ka  ngjyrë  jeshile  dhe më vonë ngjyrë rozë.

Dëmi: Larva ushqehet  me tulin e gjethes duke  shkaktuar dritare. Larva nuk e  konsumon gjethen duke e ngrënë, por më shumë e  konsumon gjethen duke  e gërryer. Majat e reja  të  lastarëve i konsumon dhe duken sikur janë mbllaçitur. Dëmin më të madh e shkakton pikërsisht në  majat e rritjes tek bimët 1-5 vjeçare.  Larva ushqehet edhe  me  kokrrat e  reja  duke  dëmtuar  tulin e kokrrës duke  i çuar  ato deri në  rënie në tokë. Në bimët e reja  dhe  në  fidanishte deformon perspektivën e kurorës. Në pemët e rritura dëmi edhe  tolerohet.

Mënyra jetesës:  Në vendin tonë  nuk është  studiuar  me kujdes, por rëndësi ekonomike  merr që nga Korriku dhe deri në Nëntor. Në kushte  laborotorike ka dhëne deri në 9 gjenerata, ndërsa  në fushë  4-5 gjenerata.  Zakonisht  një gjeneratë  zgjat rreth 30  ditë. Nga Korriku deri në Nëntor vazhdon ushqimin mbi bimën e ullirit.

Vrojtimi  për  zbulimin  dhe vlerësimin e dëmit.

Bimët vrojtohen  në majat  e rritjes. Bëhet kujdes  që  të  shikohen larvat  e reja  jeshile. Larva  ushqehet  vonë mbasdite  ose  në  darkë, prandaj nuk shikohet shpesh. Duhet  shikuar  nëse  ngrëniet janë  të  freshkëta  ose  të  vjetra. Kjo na ndihmon në vendimin për masat mbrojtëse .

Kufiri dëmit ekonomik: Nuk ka ende një studim ekonomik, por si orientim meret numri i bimëve të  prekura. Kur mbi 10 %  e bimëve të ullirit ka larva të  reja bëhen trajtime me insecticide.

 Mbrojtja: Në  ullishtarinë biologjike përdoret bioprodukti

Bacillus thuringiensis ose insekticidi Spinosad (audience). Në ullishtarinë e zakonshme  rekomandohen  insecticide  me lëndë  të ndryshme vepruese. (Lipsen edhe vrojtime ose  prova fushore për efektin e tyre sepse larvat  janë rezistente ndaj disa insekticideve. Në fidanishte pranohen edhe  trajtime parandaluese meqenëse dëmi është edhe më i  ndieshëm.)

Duhet vrojtuar edhe fakti  se si sillet insekti ndaj kultivarëve të  ndryshëm, sepse në vendin tonë mungon një vrojtim ose studim i tillë )

Rekomandohet  që  të trajtohen vetëm bimët  e  prekura nga  larvat. Kontrollohen bimët çdo javë. Kjo ekonomizon mbrojtjen dhe kufizon ndotjet e mjedisit nga insekticidet dhe menjanon vrasjen e insekteve parazitarë ose  predator të tenjës.