Prej tre muajsh parlamenti ka miratuar me shumice te thjeshte votash ndryshimin e ligjit per tvsh-ne. Ky ndryshim ne dukje i parendesishem, fillimisht nuk u kuptua nga te gjithe specialistet, ca me keq akoma nga ata qe prekeshin direkt, blegtoret apo fermeret, e me pas grumbulluesit apo perpunuesit.
Shkak i kesaj indiference ishte edhe levizja tjeter e qeverise me heqjen e tvsh-se per inputet bujqesore por qe ne vetvete edhe kjo eshte shume e komplikuar dhe ka “yçklat” e saj ne zbatim.
Me konkretisht, heqja e tvsh-se se inputeve bujqesore per blegtoret apo fermeret me miniferma apo komplekse te medha, ndihet shume pak ose nuk ndihet gati fare.
Erion Koci nga Kolonja e Lushnjes ka nje miniferme me 20 krere lope dhe ne planet e tij ishte zgjerimi i fermes dhe shtimi i krereve per qumesht.
Ne bisede me ne ai shprehet shume i pakenaqur nga ndryshimi i ligjit dhe nuk e pranon asnje deklarate teknike apo politike se heqja e tvsh-se inputeve bujqesore kompenson diferencen e krijuar nga ndryshimi i skemes se tvsh-se per qumeshtin ne rastin konkret apo te produkteve te tjera, – Une flas per qumeshtin se aty jam kompetent pasi kam mbi 20 vjet qe merem me kete profesion.
Llogaria eshte e thjeshte – shprehet Erioni – Une kam afro 20 ha toke ne perdorim e gjitha mbjelle me jonxhe dhe shume pak miser.
Per sip e tokes qe une kam ne perdorim nga ndryshimi i skemes se tvsh-se inputeve une perfitoj vetem 600 mije leke te vjetra ne vit nga inputet bujqesore.
Ndersa nga ndryshimi i skemes se tvsh-se mbi qumeshtin une humbas 600 mije leke te vjetra ne muaj, pra 7 milion e 200 mije leke te vjetra ne vit.
Ku eshte mbeshtetja qe po me jep shteti mua ne kete rast?
Une kam sakrifikuar gjithe keto vite per te ardhur deri ketu duke blere makineri, lope, zgjeruar stallen, mare toka me qera pa kontrata ligjore por me fjale goje dhe bese njohje dhe shteti me fundos me nje ndryshim ligji.
Do te kerkoj te drejten time me cdo forme ligjore se eshte djersa ime dhe e familjes ne emigracion dhe me ato para fillova kete pune ne shqiperi.
Qeveria duhet te shohe me kujdes ligjin dhe te mare masat se ne nuk do te ndalemi deri sa te fitojme te drejten tone.
Sot ne Lushnje qindra fermere te mbledhur nga zona te ndryshme te vendit organizuan protesten e radhes dhe treguan vendosmerine e plote se do ti shkojne deri ne fund kauzes se tyre.
Litra te tera me qumesht pushtuan rrugen duke u derdhur ne asfalt. Pankartat ku tregonin qarte kerkesat dhe pakenaqesite ishin domethenese.
Megjithe prezencen e madhe te policise, segmenti nacional rrugor LU – FR u bllokua per disa minuta. Kjo mjaftoi per te bere nje varg te gjate makinash ne pritje.
Protesta u mbyll pa incidente dhe blegtoret, fermeret, grumbulluesit dhe perpunuesit e quneshtit lane te hapur daljen serish ne rruge dhe protesten e radhes akoma me te fuqishme nese nuk do te reagohet nga qeveria dhe ministria e financave.
Agronews.al