Reklame:

Hapet tenderi per ujesjellesin e Grabianit – Perfitojne mbi 94 mije banore nga investimi

Banorët e fshatit Grabian së shpejti pritet të kenë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur procedurat e tenderimit për ndërtimin e ujësjellësit të Grabianit, investim për të cilin është përcaktuar një fond limit prej më shumë se 160 milionë lekësh.

Fondi i akorduar për këtë vit është 31.7 milionë lekë, ndërsa pesa e mbetur është parashikuar për vitin 2020, çka nënkupton se projekti pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Janë rreth 9480 banorë që pritet të përfitojnë nga ky investim në 30 vjet të funksionimit të tij.

Aktualisht Grabiani, i cili bën pjesë në Bashkinë Divjakë nuk ka një ujësjellës për të furnizuar banorët me ujë të pijshëm. Në këto kushte, ndërtimi i tij pritet të ndikojë në zhvillimin e zonës në përmirësimin  e cilësisë së jetesës si dhe rritjet se prodhimeve blegtorale e bujqësore.