Reklame:

Protesta e fermereve ne Lushnje, Po falimentojme duam suvencione

Ashtu siç ishte paralajmeruar me pare, ne Lushnje diten e sotme u zhvillua protesta kunder skemes se TVSH-se dhe problemeve te shumta qe ka bujqesia ne vendin tone. Fermere dhe blegtore te Lushnjes, Divjakes, Fierit, Beratit, Kuçoves dhe Gjirokastres si dhe  grumbullues e perpunues te qumeshtit kanë dale per te protestuar ne rruget hyrese te Lushnjes. Fillimisht fermeret u bashkuan ne rreth-rrotullimin e Savres ne autostraden Lushnje – Fier e me pas kane marshuar ne drejtim te rreth-rrotullimt te plasmasit ne hyrje te Lushnjes.

Ata kane bllokuar rrugen per disa minuta duke i bere thirrje qeverise te ndryshoje vendimin per TVSH-ne si dhe te suvencionoje naften ne bujqesi e cila po kthehet ne kosto te madhe per fermeret.

“Kemi hedhur gjithçka ne blegtori dhe ne bujqesi, nuk mundemi me. Kerkojme ndihme nga shteti dhe jo te na vjedhi” 

Protestuesit kane derdhur ne rruge, jo vetem qumeshtin qe s’po u mblidhet, por edhe perimet e frutat qe nuk kane ku t’i shesin.

Forca te shumta te policise se rendit te ndihmuara edhe nga forcat e nderhyrjes se shpejte kane shoqeruar protesten per te shmangur bllokimin e rrugeve per nje kohe te gjate si dhe per te evituar ndonje incident te mundshem.

 

Live protesta e Bujqve Myzeqarë për TVSh .

Gepostet von Radio LUSHNJA 95.5 FM am Mittwoch, 20. März 2019