Detergjentët e prodhuar në Shqipëri paraqesin problematika të mëdha në drejtim të sigurisë, por Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut e ka të vështirë të përballet me subjektet në gjykatë, pasi laboratorët aktualë janë të paakreditaur e për pasojë rezultatet e tyre nuk njihen”. Shqetësimi është ngritur nga drejtori i Mbikëqyrjes së Produkteve, Julian Llupo gjatë Forumit të Biznesit, organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Ndërkaq, kryeinspektorja Valbona Jaupllari pasi shpjegoi funksionet e institucionit që përfaqëson, evidentoi si shqetësim indiferencën e subjekteve për të marrë pjesë në takime informuese mbi proceset e inspektimit.
Inspektoriati i Mbikqyrjes se Tregut kontrollon dhe monitoronn veprimtarinë e bizneseve që operojnë në fushën industriale, duke filluar nga veshjet, lodrat, pajisjet elektrike, ashensorët, etj. Ndërkohë që, gjatë takimit, anëtarët e Dhomës Amerikane kërkuan më shumë informacion në drejtim të pronësisë intelektuale, por edhe proceseve të kryerjes së inspektimeve dhe vendosjes së gjobave nga ky inspektorat. (scan)