Frutat i bejne shume mire organizmit dhe shendetit. Kjo veshtire te mohohet apo kundershtohet. Frutat permbajne shume minerale, vitamina, antioksidante dhe fiber. Kjo pasuri vlerash eshte arsyeja perse shkencetaret insistojne se rritja e konsumit te frutave dhe perimeve mund te pergjysmoje rrezikun e vdekjes se parakohshme nga semundjet kronike.
Ndaj ju duhet te hani shume fruta, ama nese po perpiqeni te humbni ne peshe, ngrenia e panumert e tyre do te kete nje efekt negativ ne trupin dhe shendetin tuaj. E verteta eshte se frutat permbajne kalori dhe sheqerna natyrale, ndaj nuk duhet te konsumoni me shume se dy racione ne dite.
Frutat mund t’i konsumoni ne vend te embelsirave ose per te shuar nepsin per sheqer, thone ekspertet. Sipas tyre, njerezit nuk duhet te kene frike nga frutat, por thjesht te perkujdesen per racionet. Frutat si avokado, arra e kokosit, frutat e thata dhe lengjet e frutave kane kalori. Frutat e pyllit permbajne shume pak kalori dhe fiber duke ju mbajtur te ngopur per shume kohe.
Avokado
Nje avokado e vetme permban 322 kalori. Megjithate ky frut eshte shume i mire per zemren sepse permban yndyrna mono-te-pangopura. Nje avokado permban 30 grame nga keto yndyrna. Rrjedhimisht ju keshillojme te hani gjysem avokadoje ne dite. Perpos yndyrnave, avokado permban edhe fiber qe eshte shume e mire per tretjen.
Fiqte
Pese fiq te vegjel permbajne 150 kalori. Fiqte jane shume te embel dhe nje kokerr permban 7 gram sheqer. Megjithate, bashke me sheqerin perfitoni vitaminen K dhe manganin.
Hurmat e Arabise
100 grame me hurma Arabie permbajne 277 kalori. 30 grame hurma ofrojne 25 grame sheqerna natyrale. Megjithate mos u shqetesoni sepse hurmat e Arabise jane nje burim shume i mire fibre.
Arra e kokosit
Nje filxhan me grimca te arres se kokosit permban 466 kalori. Ky frut tropikal permban yndyrna te mira qe ju ngopin.
Rrushi i thate
Nje filxhan me rrush te thate permban 429 kalori. Keto fruta jane ne vetvete nje burim i perqendruar sheqeri. Nje filxhan me rrush te fresket permban 62 kalori, ndaj zgjidhja eshte e juaja.
Bananja
Nje banane e madhe permban 121 kalori. Bananet ofrojne shume ushqyes te mire e te dobishem per zemren siç eshte kaliumi dhe vitamina C. Ndaj ju keshillojme qe te konsumoni banane te vogla per me pak kalori.
Kumbullat e thata
Nje filxhan me kumbulla te thata permban 418 kalori. Kumbullat e thata ashtu si edhe rrushte e thate permbajne sasi te larta sheqeri dhe kalorish ne krahasim me kumbullat dhe rrushte e fresket. Megjithate, ato permbajne shume fiber qe permireson perpjekjet tuaja per te humbur ne peshe.