Reklame:

Helmimet e minjve-Antikoagulantet-Rodenticidet

Njerëzimi dhe minjtë kanë qënë në konflikt për mijëra vjet.

Minjtë përhapin sëmundje, hanë ushqimet  tona, jashtëqitjet e tyre i lene kudo, dhe bëjnë fole brenda shëtpisë duke u shtuar dhe mbushur shtëpinë me më shumë minj.

Mënyrat e zhdukjes së tyre janë të shumta .Biznesi i kompanive që merren me zhdukjen e brejtësve janë gjithmonë në rritje edhe tani në shekullin e  21 .

Helimet e minjve mund te blihen kudo , që nga farmacitë veterinare, dyqanet e kafshëve dhe deri tek dyqanet e thjeshta ushqimore që kemi në lagjet tona.

Sigurisht ne të gjithë duam që të shpëtojmë nga minjtë dhe që këto helme të mos jenë të rrezikshme për fëmijet  apo kafshët që janë nëpër shtëpi.

Kërkimet vazhdojnë të përpiqen të realizojnë këtë kërkesë , por ndërkohe duhet të jemi të vetëdijshëm  që këto gjithsesi janë dhe do të mbeten helme.

Të gjithë  duhet të kemi mundësi ti njohim shenjat e helmimit nga rodenticidet antikoagulante sapo ti hasim ato.

Rodenticidet që kemi ne dispozicion janë të shumëllojshme.

Produktet tradicionale janë quajtur rodenticide antikoagulante dhe ne do ti diskutojmë në këtë material.

Këshillë: Nëse ju ndonjëherë jeni të detyruar dhe do ju duhet të zgjidhni nje “helm për minj”, ne ju sygjerojmë të zgjidhni atë, tradicionalin ( rodenticidet antikoagulant ) pasi për të ka një antidot në dispozicion.

Rodenticidet e tjerë janë më toksikë dhe  nuk ka antidot në dispozicion.

RODENTICIDET ANTIKOAGULANT PËRFSHIJNË (emërtimet origjinale) : HAVOC, LIQUA-TOX II, FINAL BLOX, D-CON, CONTRAC BLOX, ENFORCER, TOMCAT

Përbërësit aktivë janë : brodifacoum, diphacinone, ëarfarin, bromadiolone, dhe të tjerë.Shumica e këtyre produkteve janë ngjyrë të gjelbër , shumë karakteristike për to. Gjithsesi qentë dhe macet kanë vision shumë të dobët për ngjyrat dhe për to këto mund të duken si një ushqim .

Rodenticidet antikoagulant nuk prodhojnë shënja helmimi për disa ditë pasi është konsumuar dozat  toksike. 

Rodenticidet antikoagulant shkaktojnë gjakderdhje të brendëshme.

NJë viktimë helmimi jep shenjat e dobësisë dhe zbehtësisë, por gjakderdhjen  nuk ka të ngjarë që ta dallojmë nga jashtë.

Si funksionon helmi i minjve ?

Për të kuptuar c’farë shkakton  helmimi , është e nevojshme që të kuptojmë si bëhet mpiksja e gjakut.

Një enë gjaku është pak a shumë si një tub ku gjaku rrjedh me shpejtësi. Kjo “tubë” është e përbërë nga qelizat të lëmura dhe të sheshta të quajtura qelizat endoteliale të cilat lehtësojnë rrjedhjen e gjakut.Në rast se “tuba” këputet  atëhere struktura  e tubës do të lejojë gjakun të rrjedhë brenda dhe vazhdimësia e ngjarjeve rrjedh si më poshtë :

  1. Enët e gjakut automatikisht ngushtohen dhe shfaqin spazma. Kjo kufizon gjakun të rrjedhë në zonën e dëmtuar dhe ndihmon duke minimizuar humbjen e gjakut.
  2. “ Tuba ” e ekspozuar tërheq trombocitet që qarkollojnë  , qelizat që qarkullojnë të gatëshme për të ndihmuar në koagulim duhet të lindin. Trombocitet mblidhen së bashku mbi vëndin që rrjedh  , duke formuar një tapë 5 minutat e para të dëmtimit.

Kjo e gjitha është një ndihmë e madhe por trombocitet  do të qëndrojnë në vend nësë një substancë e quajtur fibrin do të mund ti durojë ato.

  1. Trombocitet kanë në sipërfaqen e tyre vënde të detyrueshme për proteinat e koagulimit ( faktori i mpiksjes ), që gjithashtu qarkullojnë normalisht në formë pasive.Këto proteina të koagulimit duhet të aktivizohen në mënyrë që të prodhojnë fibrinën.
  2. Ka dy mënyra për ta bërë këtë : të ashtuquajturën rrugë të brendëshme dhe një të ashtuquajtur rrugë jokaraktersitike.
  3. Janë 12 faktorë të koagulimit të përfshira midis këtyrë dy rrugëve dhe nuk ka nevojë të behemi më shumë konfuzë dukë përmendur këto rrugë një nga një, por sipërfaqsisht do të themi se kalciumi është një nga faktorët  sic janë dhe kater enzima të quajtura  “ proteazat” . Është  proteaza që është e lidhur më helmin e minjve.

Fundi i gjithë këtyre  skemave  është  fibër proteinë të quajtura fibrinë , e cila lidh trombocitet dhe shërben si skelë për një shërim të përhershëm të dëmtimit të venës së dëmtuar.

Rodenticidet antikoagulant cfuqizojnë riaktivizimin e vitaminës K

Kjo do të thotë se sapo trupi të aktivizojë vitaminën K , rezervat janë shteruar dhe nuk mund të ketë koagulim të gjakut. 

Në rastet e helmimit zakonisht simptomat shfaqen menjëherë , por në rastet e helmimit me rodenticide antikoagulante  , do na duhet disa dite që të shterojë vitamina K .

Pas kësaj edhe goditja apo trauma më e vogël do të cojë në hemoragji duke rrezikuar seriozisht jetën e pacientit.

Simptomat

Shumicën e kohës gjakëderdhja e jashtëme nuk shfaqet dhe vihet re vetëm dobësi  e shoqëruar ndonjëherë me rënie temperature.

Nëse vini re mishrat e dhembëve ato janë të zbehta. Ndonjëherë evidentohet gjak në urinë ose në jashtëqitje, apo dhe rrjedhje gjaku nga hundët mund të dallohet.

Zakonisht nëse kemi shënja gjakderdhjeje të jashtme është një shenjë për problem të koalugimit  të gjakut dhe testimi me testin përkatës nevojitet  dhe njëkohësisht mund të fillojë trajtimi.

Si duhet të veprojmë

Nëse qeni apo macja sapo e ka gëlltitur ( ngrënë ) helmin, atëhere duhet të bëjme stimulimin e vjelljes, ai ose ajo duhet të vjellë menjëherë. Këshillohet që këto veprime të kryhen nën kujdesin e mjekut veteriner. Mjeku Veteriner mund të përdorë purgativë dhe absorbues për të parandaluar hyrjen e helmit në systemin e pacientit.

Gjithsesi mënyra më e mirë ngelet përdorimi i antidotës .Padyshim nëse verifikojmë që pacienti ka gjakrrjedhje , përdorimi i antidotëve është i domosdoshëm.

Antidot është thjesht vitamina K.

Vetem vitamina K1 është ajo që konsiderohet si antidot për rodenticidet antikoagulant.

Vitamina K gjendet kryesisht si injeksion, por dhe tabletat mund të jepen .

Në rastet e rënda Mjeku Veteriner mund të kryejë dhe tranzfuzionin e gjakut.

Transfuzioni i gjakut mund të përdoret për të stabilizuar një pacient që ka pesuar humbje të konsiderueshme gjaku.

Ka klasa të ndryshme të rodenticideve antikoagulante dhe ata mbeten në trup për disa ditë. Eshtë e vështirë për të vendosur se kur mund të ndërpritet terapia, vecanërisht kur nuk jemi të sigurt se c’fare lloj helmi ka ngrënë. Testi i antikoagulimit është shumë i rëndësishëm për të vendosur nëse duhet të ndërpritet apo jo, trajtimi. Testi nuk duhet të bëhet gjate marrjes se vitaminës K, por 48 orë pas ndërprerjes së saj.

Rodenticidet e tjera

 Sigurisht që rodenticidi antikoagulant është i rrezikshëm për jetën e pacientit , përsëri shihet si rreziku më i vogël pasi të paktën e ka një antidote në dispozicin.

Ka rodenticide të tjerë të cilat janë akoma më të rrezikëshme.

Disa prej tyre përfshijnë:

Vitamin D Analogs, Quintox, Rampage, Rat-B-Gone, Mouse-B-Gone

Bromethalin, Fast Kill

Strychnine: gopher bait (Gopher Bait 50)

Zinc Phosphide, gopher bait të tillë si Moletox