Mastiti eshte nje inflamacion i gjendrave te qumeshtit dhe indeve te thithave te gjirit.
Mastiti eshte nje semundje qe shkakton humbje te medha ekonomike tek kafshet e qumeshtit. Me te drejte eshte nje shqetesim si per Fermerin ashtu dhe per Veterinerin. Gjetja e nje kure trajtimi eshte vetem gjysma e betejes me mastitin. Problemi eshte se si Veterineret ashtu dhe prodhuesit kane nevoje per menyra te ndryshme trajtimi qe te jene efikase si dhe jo vetem te trajtojne simptomat qe shfaqen me mastitin, por gjithashtu te trajtojne me ne brendesi duke eleminuar bakteriet qe e shkaktojne ate.
Sigurisht qe shume kompani kane qellim kryesor gjetjen e produkteve qe realizojne kete ide dhe kohet e fundit shohim shume reklama te produkteve te ndryshme qe premtojne se realizojne pikerisht eleminimin e bakterieve qe shkaktojne mastit.
Shume prej, mjekeve veterinere, ashtu si dhe fermeret, jane pak dyshues ne ato qe degjojne; ka shume mite te krijuara rreth mastit.
Ne kete artikull dote perpiqemi ti sqarojme disa prej fakteve te verteta dhe ato jo te verteta (miteve).
Mite dhe Fakte
Para se te fillosh trajtimin e mastitit duhet te presesh rezultatet a analizave laboratorike.-Kjo eshte nje MIT
-Eshte FAKT se llojet e antibiotikeve qe perdoren kane nje spektrum te gjere veprimi, apo e thene me qarte jane per disa lloje bakteriesh njekohesisht. Pra ju mund ta filloni trajtimin pa humbur kohe, nderkohe qe prisni rezultatin e analizave.
Disa here kemi degjuar te thuhet se bakteriet gram-negative nuk kane nevoje per trajtim aq specifik si bakteriet gram-pozitive. Kjo eshte nje MIT
-Eshte FAKT se patogjenet gram-negative ulin ndjeshem prodhimtarine e qumeshtit. Shpesh here skemat e trajtimit te mastitit jane 5 ditore. Pra dhe ne rastet e mastiteve te shkaktuara nga bakteriet gram-negative ndiqet po ajo skeme trajtimi qe ndiqet per bakteriet gram-pozitive.
Me antibiotiket e duhur trajtimi 1 ditor eshte po aq efektiv sa trajtimi 5 ditor. Kjo eshte nje MIT.
-Eshte FAKT se trajtimi 1 ditor mund te pastroje shenjat klinikale te dukeshme qe vijne si pasoje e infeksionit, por nuk ka fuqine e duhur qe te trajtoje bakteriat qe gjenden ne thellesine e gjirit. Trajtimi 1 ditor eshte vetem nje riparim siperfaqesor dhe provizor. Studimet (nga kompani te ndryshme) tregojne se trajtimi 5 ditor eshte me rezultat te kenaqshem dhe me i pranueshmi.
Me nje trajtim te shkurter ndaj mastitit ju kurseni apo harxhoni me pak para. Ky eshte nje MIT.
Eshte FAKT se nje kure (c;faredo lloj kure) e pakompletuar mund te çoje ne deme edhe me te medha, mund te çoje ne mastitin kronik apo te perkeqesoje situaten duke ju dashur te beni analiza te tjera laboratorike, trajtime me kura antibiotikesh me te gjate pa llogaritur humbjen e sasise se qumeshtit. Pra per rrjedhoje do te perfundoje ne nje trajtim me te kushtueshem per fermerin. (mjeksia veterinare)