Reklame:

Studimi: Ecja nje here ne jave zvogelon mundesin e vdekjes se hershme

Sipas një studimi të ri, nëse ecni shpejt edhe qoftë një herë në javë mund të jetë më se e mjaftueshme për të zvogëluar ndjeshëm shanset e vdekjes së hershme. Analiza tregoi se stërvitja javore e ushtrimeve të lehta fizike, siç është ecja ose nëse merreni me kopshtari, mund të zvogëlojë rrezikun me rreth 20 për qind.

Por, duke qenë aktive për më shumë kohë ose duke marrë pjesë në sporte të forta, ka përfitime të tjera shëndetësore, bënë të ditur hulumtuesit. Studimi i ri, i botuar në internet në British Journal of Sports Medicine, tregon se edhe aktivitetet fizike të nivelit të ulët shoqërohen me një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundjet e zemrës, kancerit ose edhe nga ndonjë shkak tjetër.

Krahasuar me njerëz që nuk ishin aktivë, ata që morën pjesë në vetëm 10 deri në 59 minuta në javë të aktiviteteve të moderuara fizike gjatë kohës së lirë, kishin një rrezik rreth 18 për qind më të ulët të vdekjes nga ndonjë shkak gjatë periudhës së studimit.

Udhëzimet e SHBA-së rekomandojnë së paku 150 minuta në javë të aktivitetit të moderuar të kryer në periudha të paktën 10 minutëshe dhe njerëzit që morën pjesë në 150 deri 299 minuta në javë reduktuan rrezikun e përgjithshëm të vdekjes me 31 për qind.

Autori i studimit, Dr Bo Xi, i Universitetit Shandong në Kinë, tha: “Studimi tregoi gjithashtu se individët që morën pjesë në aktivitete të fuqishme fizike kishin një rrezik më të ulët të vdekjes sesa ata që merreshin me aktivitetet të lehta fizike ose të moderuar.