Reklame:

Çfare duhet ditur rreth krasitjeve verore

Çeshte dhe kur kryhet krasitja verore?

Krasitja Verore, behet gjate periudhes nga çelja e gjetheve, e vazhdon deri ne renien e tyre. Efektiviteti i ketij operacioni është me i larte vetem kur behet ne kohen dhe cilesine e duhur.

Disa nga operacionet me kryesore te krasitjeve verore jane: teharrjetpincimi; prerja ose shkurtimi i lastareve; perkulja e llastareve; rrallimi i frutave, unazimi, perndrydhja e llastareve, etj.

1) Teharja konsiston ne heqjen e lastareve te teperta, te cilat dalin ne trungun e pemes ose ne deget skeletore. Ato rekomandohen te hiqen para se ato te drunjezohen. Ne disa raste disa nga keto llastare mund te shkurtohen ne 3-4 gjethe. Kjo behet ne ato raste kur pemes i ndihet nevoja te grumbulloje sa me shume lende organike.  Ne rastet e nje vegjetacioni te bujshem keto llastare duhet te rrallohen. Rrallimi i tyre është i detyrueshem te behet i plote sidomos kur ato kane dale ne drejtimin brenda kurore.

2) Pincimi konsiston ne keputjen e majes se llastareve qe jane me te rritur dhe te zhvilluar. Ne te shumten e rasteve ky operacion behet te bërthamoret dhe ka per qellim te frenoje rritjen e panevojshme te majes rritese te llastareve kryesore, me qellim nxitjen dhe daljen e lastareve te tjere anesore, te cilat jane baze per diferencimin e sytheve frutore.

3) Prerja ose shkurtimi i lastareve, konsiston ne prerjen e filizave qe kane ndaluar rritjen dhe qe kane formuar sythin e majes. Ky operacion behet gjate muajit Gusht dhe ka per qellim diferencimin e sytheve frutore ne keto degeza. Nese prerja e majes behet para se keto degeza te drunjezohen, atehere mundesia e diferencimit te sytheve frutore është me i vogel.

4) Perkulja e lastareve te gjelbert, behet kryesisht te faroret por edhe te bërthamoret. Kjo mase konsiston ne perkuljen e disa llastareve te cilat sherbejnë per formimin e kateve gjate formimit te formave te detyruar te krasitjeve (palmete apo kordon). Lastarit te perkulur i keputet maja me qellim qe te favorizohet diferencimi i sythave frutore.  Llastari duhet te perkulet ashtu si duhet. Per sistemet palmete kendi i perkuljes duhet te jetë ne rreth 60 grade, ndërsa per rastet e sistemit kordon, llastaret duhet te shtrihen horizontalisht.

5) Rrallimi i frutave. Ne disa specie si molla, kumbulla, pjeshka, kajsia, etj, është e domosdoshme te realizohet procesi i rralimit te frutave. Kjo konsiston ne heqjen/rrallimin e disa frutave me qellim qe ato qe ngelin te rriten dhe te zhvillohen sa me mire. Kjo mase behet per rregullimin/ekuilibrimin e rritjes vegjetative dhe atij te prodhimit. Gjate rrallimit duhe te kihet parasysh; te hiqen frutat me te demtuara, te semura, frutat dyshe, te deformuara, etj. Rrallimi duhet te behet pas rrezimit fiziologjik. Rrallimi duhet te jetë i tille qe nje frut te ushqehet nga 40-50 gjethe.

6) Stimulimi i zgjimit te sytheve. Keto operacione kryhen si te faroret ashtu edhe ne bërthamoret. Format e ketij operazioni jane: i) Unazimi; ii) Prerja gjatesore ndermjet sytheve; iii) Prerja terthore mbi syth, etj.  Keto operacione duhet te behen te llastaret me moshe nje, dy dhe me shume vjeçare, me rritje te fuqishme dhe ne fazen e vegjetacionit te plote. Thellesia e prerjeve duhet te jetë deri ne heqjen e levores, mundesisht pa prekur zonen e kambiumit.

Qellimi i ketyre operacioneve është, frenimi i rritjes ne lartesi te atij llastari dhe nxitjen e daljes se llastareve anesore nga sythat qe jane nen piken e operuar. Kjo ndihmon ne stimulimi e zgjimit te sytheve fjetëse anesore. Keto prerje behen me qellim per te penguar levizjen e lengjeve te perpunuara nga kurora per ne rrenje dhe lenien te lire te levizjes se lengjeve nga sistemi rrenjor per ne drejtim te sytheve poshte operacioneve perkatese. Llastaret qe dalin pas zgjimit te sytheve anesore, jo vetem qe e ulin lartesine e kurores, por e veshin llastarin kryesore e te zhveshur me llastare anesore.

Unazimi, behet ne llastaret qe kane nje moshe disa vjeçare. Per kete qellim perveç ketij lloj operacioni, kryhen edhe disa operacione te tjera qe jane prerja gjatesore ndernjet 2-3 sytheve dhe prerja terthore mbi nje sythi te pa çelur.

7) Perndrydhja e llastareve, behet te llastaret me rritje te fuqishme dhe qe nuk kane dale ne vendin e duhur. Kjo mase behet kryesisht ne moshat e para te llastarit dhe per qellim jo vetem frenimin e rritjes se llastareve te pa deshiruar, por edhe fuqizimin e bimes ne teresi. Ndrydhja e llastarit realizohen ne lartesine e 3-5 gjetheve. Kjo mase ben te mundur: i) ndalimin e rritje se metejshme te atij llastari; ii) fillimin e zgjimit te sytheve poshte vendit te ndrydhur duke dhene llastare te tjere; iii) siguron vazhdimin e fotosintezes (sepse nuk është bere eleminimi i pjeses se llastarit me gjethe por lenia e tyre duke punuar per llogari te fuqizimit te bimes), etj.