Te gjithe e dime qe mengjesi eshte vakti me i rendesishem i dites dhe qe nuk duhet evituar per asnje arsye. Por nxitimi eshte armiku i mireqenies, per me teper qe per nje vakt te shendetshem nuk duhet shume kohe, por organizim i mire.
Me poshte gjeni ushqimet qe nuk duhen konsumuar ne mengjes.
Proshute dhe sallam
– Mishi i perpunuar ka nitrate, te cilat jane te lidhura me kancerin. Instituti per Kerkimet e Kancerit (ICR), pak kohe me pare publikoi nje liste me dhjete gjerat qe duhen reduktuar per te ulur rrezikun e kancerit dhe nje prej tyre ishte eliminimi i nitrateve.
Drithera me sheqer
– Disa drithera jane plot me karbohidrate dhe me sheqer. Si mund ta besh dallimin? Kur i ha, sheqeri fillon te kercase ne dhembe. Nese nuk do qe energjia te te bjere qe ne fillim te dites, atehere duhet t’i eliminosh keto lloj dritherash. Nje opsion tjeter? Shto ne nje filxhan me kos arra per me shume proteina dhe fibra.
Pastashuta
– Jo vetem per shkak te perberjes, por edhe sepse kane shume sheqer ne perberjen e tyre. Sheqeri eshte menyra me e keqe per te nisur diten, sepse ndikon drejtperdrejt ne rritjen e sheqerit ne gjak.
Sanduiçe te pergatitur ne mikrovale
– Nder to ka edhe opsione te shendetshme, por pjesa me e madhe mbushen me kimikate te pashendetshme nga mikrovala apo sende te ngjashme qe perdorin fast food-et.