Reklame:

Vetite e Ribes Uva– Rrush Serezi!

A keni dëgjuar ndonjëherë për një frut pylli që ngjan si një shalqi i vogël dhe ka shijen e një rrushi të hidhur? Po flasim për atë që në latinisht quhet Ribes Uva, e që njihet në Shqipëri si Rrush frëngu, Rrush serezi ose Rrushi i dhelprës.

Rrushi i Serezit, rritet në Shqipëri në pyjet rrëze shpateve të kodrave dhe maleve dhe gjendet jo rrallë gati në gjithë territorin e vendit.

Këto fruta pylli vijnë me ngjyra të ndryshme, të bardhë, të verdhë, të kuq apo edhe të zi. Ata që kanë pasur rastin ta provojnë, flasin me bindje dhe pa asnjë dyshim për vlerat unike të tij, duke nisur nga qetësimi i nervave deri tek kurimi i sëmundjeve.

Vlerat shëndetësore 

Ka pak kalori. Në 100 gramë gjenden 44 kalori. Megjithatë ajo ka nivel të lartë fitokimikatesh veçanërisht flavone dhe anthocianinë. Këto përbërës ofrojnë përfitime të shumta kundër kancerit, plakjes, inflamacionit dhe sëmundjeve neurologjike

Është një burim i pasur i Vitaminës C. Ky frut përmban 69% të dozës së nevojshme ditore të vitaminës C (20 herë më shumë se portokalli) dhe për më tepër ato nuk e humbasin vitaminën gjatë proçesit të gatimit. Ndaj, reçeli i këtij fruti vazhdon të mbetet një burim fantastik i vitaminës C.

Përmban antioksidantë.Antioksidantët tek ky frut ngadalësojnë proçesin e plakjes dhe i japin lëkurës shkëlqim.

Forcon sistemin imunitar. Përmban sasi të moderuara të vitaminës A, folatit, acidit pantotenik (vitamin B5 për mbajtjen të shëndetshme të gjendrave) pyridoxine (vitaminë B-6), dhe thiaminë (vitaminë B1). Përmban edhe minerale siç janë: kalciumi (për të parandaluar osteoporozën), magnezi, kaliumi (për të ruajtur ekuilibrin në tensionin e gjakut dhe acideve) bakri, fosfori dhe mangani. Hekuri që gjendet tek ky frut ruan qarkullimin e mirë të gjakut dhe rigjeneron qelizat e kuqe të gjakut.

Mund të parandalojë diabetin duke stimuluar aftësinë e trupit për të prodhuar insulinë.

Mund të ketë vlera kundër kancerit, falë kombinimit të mineraleve, vitaminave dhe antioksidantëve.

Njihet për efektet kundër kollës, temperaturës, dhimbjeve, stresit dhe diaresë.

Përmirëson shëndetin e trurit dhe kujtesën, por edhe shëndetin e sistemit nervor dhe kardiovaskular.